TEKSTESHQIP
Genc Salihu - Sevap City Blue
Genc Salihu
Sevap City Blue

Vijën melodike dhe tekstin e përgatiti vetë artisti, teksa për këngën është kujdesur në studio Florent Boshnjaku. Ky krijim i radhës vjen me mjaft shije edhe me anë të një videoklipi muzikor, për video produksionin e të cilit është bashkëpunuar me Matko Bulent. Video premiera u publikua më 10 Korrik 2025.

Teksti :: Song Lyrics

O, shpirti jem osht n'dhimtë
Se e din që s'të njeh ma.

Dhe qyteti osht i lanun, lanun, lanun,
lanun mbas
Silueta të njerëzve të vorfun
nji kafshatë m'e futë në bark
Dhe unë mendova që hala t'kam
afër vetes, qaty ngat
Zgjim i gjallë.

Osht e hane sot
Fëmijët nuk janë aty ma
Të dielen dielli na mashtroi aq lehtë
M'u duk se t'kisha pranë.

Go slow, go slow, go slow
Nuk ka shansë prej ksaj zhurme n'kokë...

Dhe udhëtarët nisen herët për me mbrri
dielli pa dalë
Mos u tut, osht pjesë e shkurtë që duhet me u kalu në kambë
E mbas asaj osht vetëm ujë dhe qiell dhe kurrë mos kqyr përmbas
Përnime ki me u habitë qysh moti çelë
kur kqyrë tenaltë.

Osht mrekulli që ndodhë veç verës
Pse me u mbyllë ndaj thirrjes saj
Ti kurrë s'ki deshtë me fole laktë
Po, mos u mërzit, tash bon
U bo, mama, rock! Mundesh
krejt çka ke deshtë me kanë
U bo, mama, kurrë nuk thé kurgjo.

VIDEOKLIPE

Komente 0