TEKSTESHQIP
Geni Kapushi - Ka Babi Dy Çupa
Geni Kapushi
Ka Babi Dy Çupa

Autor i tekstit është Armand Trebicka, ndërsa baza instrumentale dhe produksioni mbart firmë nga Mario Bregu. U mendua edhe për adhuruesit e klipeve, prandaj ky projekt artistik lansohet tek audienca e gjerë i plotësuar nga sfera vizuale me një videoklip muzikor, të cilin e përgatiti Malespi Pro. Kjo video premierë erdhi në platformat online më 2 Dhjetor 2023 dhe menjëherë pas publikimit interesimi ishte tepër i madh.

Teksti :: Song Lyrics

Ka babi dy çupa,
tamam si dy yje.
Fëmija për prindërit është drita e syve.
Faleminderit, Zot, më bukur nuk ka,
kur të thërret fëmija nënë dhe baba.
Jo, nuk ka si çupa – të gjithë e kanë thënë,
çupat janë ilaçi për babanë e nënën.
Jo, nuk ka si çupa – të gjithë e kanë thënë,
çupat janë ilaçi për babanë e nënën.

Një ditë do bëhesh nuse, si yll nga qielli e zbritur,
madje prap (?) te shtëpia ku je rritur.
Faleminderit, Zot, më bukur nuk ka,
kur të thërret fëmija nënë dhe baba.
Jo, nuk ka si çupa – të gjithë e kanë thënë,
çupat janë ilaçi për babanë e nënën.
Jo, nuk ka si çupa – të gjithë e kanë thënë,
çupat janë ilaçi për babanë e nënën.
Komente 0