Gent Pjetri, Divorci I Doktorit Të Fiks-It
29-1-2012

Pas 2 vitesh martesë, ndahen me mirëkuptim
Edhe pse nuk kishin organizuar ndonjë ceremoni dasme, Gentian Pjetri dhe Gerta e kishin celebruar lidhjen e tyre të dashurisë, ndërkohë që nisën të bashkëjetonin në një apartament në Tiranë. Pas komenteve të ndryshme për një krizë në lidhjen e Gentit me menaxheren nga Gjirokastra, tashmë faktohet se mes tyre gjithçka ka marrë fund.
Në Gjykatën e Tiranës ata kanë depozituar të dy kërkesë- padi për zgjidhje martese, me nr.7626, e regjistruar më datë 24 janar 2012. Në këtë rast drejt Gjykatës janë drejtuar të dy, Gentian Pjetri dhe Gerta Pjetri, ndërkohë që kjo e fundit rezulton të ketë marrë mbiemrin e bashkëshortit gjatë celebrimit. Çështja do të gjykohet nga gjyqtari Altin Abdiu, kurse Doktori i Fiksit, pas botimit të lajmit në faqet e "Panorama Plus", bëri një lloj konfirmimi të këtij vendimi në jetën e tij, në spektaklin jubile në 10-vjetorin e "Top Channel", ndërsa shkëmbente batuta me Saimirin. Nuk dihen arsyet se përse çifti vendos t'i japë fund martesës, por fakti që ata i janë drejtuar të dy Gjykatës, tregon se ata bëjnë një divorc me marrëveshje. Deri pak para dy vitesh, ajo quhej vajza enigmatike e Doktorit, ndërsa ishin parë të shoqëroheshin gjithnjë bashkë, ndonëse s'e kishin pranuar lidhjen e dashurisë mes tyre.
Por pas daljeve të para në publik, ata vendosën të fejohen shumë shpejt. Gent Pjetri, i njohur si Doktori, e mori vendimin e rëndësishëm të jetës në maj të vitit 2009. Po atë kohë shkëmbyen unazat me Gertën, vajzën me origjinë nga Gjirokastra. Ditën e Pashkës ortodokse ata udhëtuan drejt qytetit të Gjirokastrës, për t'u takuar me familjen e Gertës, me të cilën kishte pak që njihej. Genti dhe Gerta janë gati moshatarë dhe janë njohur rastësisht në Tiranë, pas kthimit të saj nga Greqia.
Ata vendosën të jetojnë shumë pak kohë pasi ishin fotografuar së bashku në publik më 18 tetor 2008, në një sfilatë mode të realizuar në hotel "Sheraton" në Ditën e lumturimit të Nënë Terezës. Bëri përshtypje fakti që Doktori u lidh me një vajzë jashtë botës së televizionit dhe jo nga Tirana. Doktori njihet prej vitesh për humorin e tij të veçantë. Karriera në radio dhe televizion fillon para 14 vitesh, që kur bashkë me Saimir Kodrën nisën emisionin "Radio Mania" , dhe ku Doktori hiqej si Arqile Boti. Kjo eksperiencë në radio filloi pasi ai ishte lançuar fillimisht si këngëtar me grupin e rokut "Centaur". Prej tetë vitesh, ai drejton emisionin "Fiks Fare" së bashku me Saimirin.

(PanoramaPlus)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0