>
BIOSHQIP

Gentjan Dema: “Sot Ka Vdekur Muzika E Vërtetë...”

30-07-2014
Shumë I dashur për publikun, I pranishëm në shumë manifestime të kompanive të ndryshme me muzikën e tij të kërkuar çdokund, është Gentjan Dema.

Gentjani gjatë një postimi në rrjetin social Facebook, ka injoruar muzikën e sotme, duke thënë se ajo e hershmja ishte dhe mbetet muzika e vërtetë. Ai shkruan :
“Ngushëllimet e mia për muzikën e bukur dhe zërat brilant.

- Sot ka vdekur muzika e vërtetë, çdo këngë e bërë sot, ecën dhe shitet nga skenat erotike edhe kush po e tregon më shumë “zogun”, se sa tjetra. Sinqerisht është degraduar arti plotësisht. Sot që të bëhesh artist/e, s’ka rëndësi të kesh zërin, mjafton që të kesh bukurinë edhe pasurinë dhe menjëherë ti je në Top Listat e klikimeve dhe audiencës.
- Ku po shkojmë o popull, o botë??? Unë e di që të jesh këngëtar/e do të thotë që të kesh zërin e mirë dhe jo “zogun” më të mirë prej krejtve.
- Epo nuk thonë kot, që --Antivlerat SOT, janë kthyer në vlera. Ky është FUNDI…”, ka përfunduar ai. Gjithashtu, disa komentues në të mendojnë se muzika shqipe ka marrë fund, asaj s’I ka ngelur gjë dhe se këngëtarët tanë kopjojnë të huajt.
(Teksteshqip)

Gentjan Dema: “Sot Ka Vdekur Muzika E Vërtetë...”