TEKSTESHQIP
Gentjana Gjergji - Urime Martesa Vlla
Gentjana Gjergji
Urime Martesa Vlla

Për të rritur aspektin kreativ, produkti muzikor erdhi i finalizuar në tregun e gjerë të muzikës i përpunuar nga sfera vizuale edhe me anë të një klipi muzikor, video produksionin e të cilit e punoi DArt Channel. Videoklipi u publikua më 27 Shkurt 2021. Këngës i janë përshtatur vargjet nga Armand Trebicka.
Teksti :: Song Lyrics
Sot martoj një vlla si dritë
Të voglin vlla që e kam rritë
E kam rritë vetë me mundim
Të shkoftë jeta vlla me gëzim
Ti je rritë e burrë je ba
E mu fmi mdukesh hala
Sot jam motra ma me fat
Ke marrë nusen si dukat

Ref: Urime martesa vlla
Gëzim ma t’madh për motren ska
E kam pas tan jetën andërr
Vllaun tem o me pa dhandërr
Urime martesa vlla
Gëzim ma t’madh për mu nuk ka
Se 1 moter e ka andërr
Me pa vllaun tu ba dhandërr

Dhandërr po bahesh o vlla
Sot prej gëzimit du me qa
Një fjalë t’vjetrit e kanë thanë
Për vllaun motra ashtë si nanë
Ti je rritë e burrë je ba
E mu fmi mdukesh hala
Sot jam motra ma me fat
Ke marrë nusen si dukat

Ref: Urime martesa vlla
Gëzim ma t’madh për motren ska
E kam pas tan jetën andërr
Vllaun tem o me pa dhandërr
Urime martesa vlla
Gëzim ma t’madh për mu nuk ka
Se 1 moter e ka andërr
Me pa vllaun tu ba dhandërr
Komente 0