TEKSTESHQIP

Geti Publikon Pasaportën Shqiptare, “Realizova Ëndërrën“

27-1-2016
Geti Publikon Pasaportën Shqiptare, “Realizova Ëndërrën“
Reperi i njohur Getoar Selimi ka tashmë rreth 1 vit që përflitet për lidhjen e tij me prezatnuesen e njohur Marina Vjollca dhe tashmë që çdo gjë është zyrtare dhe ata jetojnë së bashku në Tiranë.

Mësohet se Geti ka blerë edhe shtëpi atje vetëm e vetëm që të jetë sa më afër Marinës.

Ai gjithashtu ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare madje në rrjetet sociale ka publikuar edhe pasaportën duke falenderuar presidentin që i dha atij mundësinë që të ketë një pasaportë të tillë.

"Falënderoj Presidentin dhe Republikën e Shqipërisë për këtë pasaportë kaq të bukur me Shqiponjën tonë, që e kam ëndërruar ta kem edhe në pasaportën e Kosovës", ka shkruar ai në Facebook.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Komente 0