TEKSTESHQIP

Geti, Reperi Që Nuk U Ndal Asnjëherë

12-4-2014
Geti, Reperi Që Nuk U Ndal Asnjëherë
Getoar Selimi është njeri prej reperëve më të vjetër të Kosovës që bëri rep prej vitit 1996. Tash ai paralajmëron hite të reja, përderisa në Express, në këtë intervistë flet edhe për gjëra që nuk i ka treguar më parë.

Ai është njeri prej reperëve që asnjëherë nuk e tradhtoi skenën me hitet e tij. Në këtë intervistë për Express, Geteoar Selimi, lideri që ka njërin prej labeleve që bën më së shumti muzikë profesionale në Kosovë, krijuesi i "zogut të Tunës" thotë se do të punojë prapë për hite të reja përderisa flet edhe për atë se çka mendon ai për "diss"-at por edhe për ish anëtaret e labelit të tij "BabaStars".

Express: Nga ju vjen tërë kjo energji për punë, pasi që jeni kohë të gjatë në skenën e repit në Kosovë ?

Geti: Me thënë të drejtën kur ja kam nisë me punu, nuk kisha thënë prej momenteve të para, sepse momentet e para janë ato moment kur njeriu eksperimenton më karrierën. Por, prej momenteve të para kur unë merrna më këtë punë e deri sot e bëj edhe për biznes, edhe atëherë edhe sot edhe në të ardhmen besojë njëjtë.. Unë e shoh vetën prapë në këtë profesion. Gjatë kësaj karriere kam pasur periudhat e mira. E kam një të mirë se unë ja caktojë vetes këto periudha. E caktoj se kur duhet me u tërheq pak dhe e caktoje periudhën kur duhet me shpërthyer. Këto janë biznes planet e mija të cilat i bëjë, që realisht i ka bërë edhe atëherë dhe i bëjë edhe sot. Pra, unë e zgjedh periudhën ku duhet të pushoi për veten time dhe periudhën tjetër ku punoj intensivisht. Pra e kam kohën e caktuar ku unë gjithmonë punoj dhe atë intensivisht.
Express: Jeni një kohë të gjatë në skenën e repit në Kosovë. Çka ka ndryshuar me repi i atëhershëm me repin e sotëm?

Geti: Kanë ndryshuar shumë sene. Ka ndryshuar koha, normalisht, ku gjithçka ka ecë me kohën. Por, pak a shumë – shumë sene keqkuptohen aq më pak në vendin tonë. Mirëpo unë jam pak a shumë në rrjedha me reperat e rinj dhe e di cilët janë, çka bëjnë, çka po pretendojnë, çka dëshirojnë? Por në fakt e shoh një gabim të madh se 90 për qind të tyre për shkak se e kanë qasjen e gabueshme, kanë qasje të gabueshme vazhdimisht që nuk dua ti them në këtë intervistë sepse nuk është e nevojshme që unë me e cek për gjithsecilin çka mendojë unë. Sepse duhet me pas një qasje të re që në fillim. Sepse një artist i ri dëshiron që të duan njerëzit. Nuk mundesh me u qas që në këngën e dytë si një profesionist. Kështu që duhet edhe ata me ecë me kohën. Përndryshe, artistët e rinj duhet të kenë këtë qasje. Ndoshta në njëfarë mënyre nuk kanë faj për shkak se sot është shumë lehtë me u bë një këngë, sepse me një kompjuter në shtëpi e bën një kurse me një iPhone mund ta bësh edhe një klip. Pra, që në fillim ata mund të keqkuptojnë këtë punë. E bën një këngë të këtillë, mundet që ajo që në fillim të këtë sukses, rastësisht mundet edhe me dhez dhe ti me menduar që je bë mbreti Botës por nuk është ashtu, është pak më ndryshe sepse për me e bo këtë në mënyrë profesionale ju duhet që të jeni profesionist dhe për të qenë kështu duhet shumë punë. Për me qenë profesionist duhet një kohë e gjatë.
Express: Si funksionon BabaStars, pasi që shumica e krijimeve të juaja po bëhen hit?

Geti: Në fakt ne i kemi disa gjëra të përjavshme që i bëjmë. Mbajmë mbledhje të përjavshme ku i caktojmë projektet tona. Në këto mbledhje i caktojmë projektet të cilat do t’i punojmë dhe ato që janë punuar. Diskutojmë se si ka ecur një projekt ku shohim se çka duhet me hiç prej tij apo çka duhet më shtuar që ai të jetë plotësisht i suksesshëm. Gjithçka shkon me plan, përveç ndonjë gjë të rastësishme që del gjatë punës. Në raste të caktuara del ndonjë gjë për ndonjë këngë ku ne duhet me e përshpejtuar atë këngë ose me e lansuar menjëherë. Këto janë raste që ndodhin, por sido që të jetë gjithçka të ne punohet me plan.

Express: Sa është vështirë që një i ri me hi në labelin e juaj?

Geti: Nuk është që nuk dëshirojmë me pas njerëz të tjerë aty, nuk është që nuk mundemi me pas. Gjithmonë është ajo se sa ke kapacitet. Nuk mundemi që nëse marrim edhe njerëz të tjerë më i përthekuar të gjitha projektet. Për momentin po i bëjmë projektet, sepse ne kur fillojmë njw punw e bwjm planin pwr njw. Kështu ne punojmë këngët për TDS , për BabaStars, për Skivin, për Cozmanin, për mua, për Tingullin 3NT dhe të gjithw ata me tw cilwt kemi vendosur tw punojmw. Mandej kemi edhe punë të tjera si për Tunën dhe për të gjithë këta duhet me menduar dhe me punuar për të gjithë, gjatë gjithë vitit. Andaj nëse marrim edhe njerëz të tjerë mendoj që për momentin nuk kemi kapacitet, apo nuk kemi mundësinë që të japim atë 100 përqindëshin që ne kemi dëshirë me e bo. Por, në të ardhmen po mendojmë me u zgjeruar dhe jemi duke diskutuar. Kemi plane të shumta por pa qenë të sigurt nuk do të fillojmë. Është edhe zakon i imi që pa qenë të sigurt nuk mendoj me rreziku.
Express: Muzika konsiderohet si njëri prej bizneseve më të rrezikshme sot. A po e ndjeni këtë rrezik?

Geti: Me thënë të drejtën kjo farë pune gjithmonë shkon herë në rënie dhe herë në ngritje të artistëve. Dikush bien dikush ngrihet. Kështu është në krejt botën. Është koxha vështirë që të jesh për shumë vite në skenë dhe për çdo vit me sjell diçka të re, kurse ka raste se atë që ti e bën ndoshta nuk ju pëlqen njerëzve, por edhe mund t’ju pëlqen. Dikujt i duket se kjo nuk është punë fizike apo që të djersitë sepse shumë njerëz thonë hajt se këta fitojnë me një koncert që e mban një orë. Por, kjo nuk ekziston. Ajo është puna më e vogël , është e fundit. Kur vjen puna me dal dhe me kënduar aty, atëherë ti krejt punët e tjera i ke kryer. Pra, puna tjetër duhet me u kry në studio ku duhet me gjet frymëzim, duke zgjedhur muzikën e duhur, nonstop me provu për me e këndu dhe me gjet atë të duhurën. Duhet me qenë në hap me shprehjet e njerëzve, me shprehjet e rrugës - po ashtu edhe me televizionet dhe me mediat. Pra, gjithmonë duhet me qenë në rrjedha...
Express: Pse zakonisht në skenën e rapit po bëhen kaq shumë "dissa" dhe kryesisht kundër juve?

Geti: I kemi pasur edhe ne gabimet e tona në rastet e caktuara që nuk është dashur të bëhen. Por, unë mund të them gjatë gjithë kësaj karriere që e kam në rap shumë pak kam gabuar në raste të këtilla. Nuk besoj se do të bëjmë gabime të këtilla edhe pse kanë qenë të pakta. Ne nuk kemi kohë me u marrë me njerëzit e tjerë, sido që të jetë, kështu ne mundohemi vetëm të punojmë. Puna e jonë është me e treguar atë çka bëjmë. Neve na njohin për muzikë dhe njerëzit na donë për muzikën që e kemi bo. Mua nuk me ka dashur askush as për boksier, as për fajdexhi dhe njerëzit gjithmonë me kanë dashtë për muzikë dhe kam me vazhduar që të bëj muzikë. Përderisa ne njerëzve ju servojmë muzikë dhe atyre ju pëlqen ajo, atëherë nëse dikush ka kohë që të merret me ne le të merren. Unë gjithmonë mundohem që të këshillojë njerëzit për të mirë dhe këto gjëra (pra Dissat) nuk ja vlejnë me u marrë. Ju nuk duhet të merreni me mua sepse krejt çka munden me bo është një reklamë për mua.

Express: Po me intereson se pse merren më shumë me labelin tuaj dhe juve personalisht?

Geti: Po gjithmonë caku është kulmi. Gjithmonë njerëzit në këso raste cak e kanë kulmin. Kënd duhet të godasin, e godasin kulmin që me ra në sy. P.sh është sikur me e shajt Hashim Thacin apo dikë tjetër të njohur që të arrish diçka. Ti mundesh me e shajt një deputet që nuk qonë peshë fort , por kur e shanë Hashim Thaçin atëherë është diçka tjetër sepse e ke godit cakun për me qu peshë. Por, këto gjëra janë sezonale dhe unë i quaj kështu sepse gjithmonë kanë qenë të këtilla. Këto vite jam mësuar. Këtë vit dikush tjetër merret me mua, ai kalon, por vitin tjetër është tjetri që merret prapë me mua dhe kështu me radhë. Por me rëndësi unë gjithmonë mbes i njëjti , por të tjerët ndërrohen.
Express: Keni qenë aktiv shumë në Tiranë, a jeni po aq aktiv si me parë?

Geti: Jam shumë aktual atje dhe kam mbajtur disa koncerte. Kam qenë para dy jave në Tiranë dhe prapë do të jem atje. Koncerti i fundit ka qenë njeri prej koncerteve më të mira që kam pasur ndoshta në tërë karrierën. Njëri prej tyre ka qenë ky koncert që e kam mbajtur dhe kam shumë respekt për Shqipërinë sepse unë jam gjithmonë andej. Sido që të jetë nuk po mundet njeriu me i mbërri të gjitha, po duhet me lënë diçka keq për më mbërri diçka të mirë.

Express: A keni pasur ndonjëherë probleme atje sepse shpesh ka pasur thashetheme që ke pasur vështirësi që të shkoni atje?

Geti: Absolutisht e pa vërtetë dhe asnjëherë nuk kam pasur probleme. Përkundrazi në Tiranë jam si në shtëpinë time dhe kanë shumë respekt dhe për mua është si shtëpia e dytë, sepse në fakt e kam edhe shtëpinë atje.

Express: Si i vlerësoni reperat e Shqipërisë. Nuk janë shumë, janë pak, por edhe ata që janë nuk janë edhe aq të mirë sikurse tek ne?

Geti: Me thënë të drejtën unë nuk e kam zakon të paragjykojë dhe me thënë diçka çka s’është vetëm pse unë kam qejf. Por, në këtë rast nëse duhet me e cek dikë, duke thënë se ky është dhe këta të tjerët nuk bëjnë, s’e them atë. Kjo nuk d.m.th që nuk ka repera të mirë. Ka edhe atje, por nuk d.m.th që vetëm pse flasin pak më ndryshe nuk bëjnë rap të mirë, por nuk do të thotë se ata janë më të mirë se reperat këtu. Njëri prej njerëzve që ne kemi pasur bashkëpunim dhe e marrim si pjesë tonën është Stresi dhe po ashtu edhe Ronela Hajati. Ronela është njëra prej këngëtarëve që ne i kemi ndihmuar dhe e kemi pasur një bashkëpunim. Por, officially në BabaStars janë TDS, Skivi , Cozman dhe Tingulli 3NT.

Express: Kalojmë tek koncertet në Zvicër, vazhdoni në të njëjtin ritëm?

Geti: Po këtë javë që kaloi ishim në Zvicër dhe vazhdojmë që të kemi koncerte atje. Është kjo periudha e dimrit ku ne gjithmonë jemi jashtë edhe ndodh që nuk mundemi me pas, përveç koncerteve që kemi pas atje kemi edhe në Prishtinë, në Tiranë dhe në Tetovë e pak diku tjetër por gjatë dimrit dhe kësaj kohe jemi në shtete të perëndimit. Më shumë Zvicër dhe Gjermani.

Express: A ka talentë të repit nga bashkatdhetarët atje?

Geti: Po. Unë kam hasur në talentë shqiptarë ku kam shkuar. Në Europë , në Amerikë, po shoh edhe këtu për ditë. Ka kaq shumë talentë në botë saqë ka edhe të atillë që janë të kënaqur edhe nëse këndon në ndonjë restorant, pra është i kënaqur me atë që bën. Krejt këto njerëzit duhet me e pa se sot nuk është gjithçka talent, sepse talenti është veç starti. Është puna ajo që të formon dhe është ajo që tregon atë se sa ke dëshirë për të bërë atë që e dëshiron.

Express: Thuhet se i keni të përmirësuara marrëdhëniet edhe me labelin tjetër TBA? A është e vërtetë?

Geti: Ne fakt ne kurrë asnjëherë nuk kemi pasur konflikt me ta. Më shumë kanë qenë iniciativa të fansave, më shumë moshave të reja, fansave të rinj që merren me internet dhe me rrjete sociale. Përndryshe ne nuk kemi pasur asnjëherë konflikt apo diçka tjetër. Pra, marrëdhëniet e tona janë normale.
Express: Ju konsiderojnë si një lloj Jay Z. Po si Jay Z shqiptarë qysh i keni punët në jetën private? Ka nëpër media përditë thashetheme se ke filluar një lidhje dhe mandej je nda. Cila është e vërteta?

Geti: Jo nuk është aty problemi. Ndarjet për mua gjithmonë janë fatkeqësi. Ato nuk mundesh me i paramenduar, sepse po ti paramendon nuk e fillon një lidhje. Jeta është gjithmonë me këto gjëra. Dikujt i shkon për dore diçka, dikujt jo, dikush fillon me diçka tjetër. Të them të drejtën nuk jam një njeri që i mendoj shumë ato gjëra. Nuk jam një njeri që e lypi fundin e Botës, nuk e lypi fundin e botës. Këto gjëra janë gjëra që ndodhin me kohën. Unë nuk e kam moshën 15 vjeçare me fol në këtë aspekt por për të gjithë këto gjëra nuk dihet se çka do të ndodh në të ardhmen.

Express: A jeni person që e aplikoni fenë?

Geti: Mua me ka prek fakti që njerëzit e kanë shkruar që Geti është bërë mysliman. Unë në fakt mysliman jam lind dhe jam, por nuk e di qysh është me qenë ekstremist dhe nuk e di se çka janë ato sene që fliten për sekte e për gjëra të tjera. Mjekra e jeme nuk ka të bëj me asnjë sekt dhe nuk ka të bëj as me Siri dhe as me asgjë. Është një mjekër që unë gjithë e kam pas. Madje me kanë thënë që e kam atë si disa këngëtarë të tjerë. Ndoshta ata nuk kanë faj pasi që shumë shqiptarë janë mësuar që dikush të jetë para tyre, sepse duhet të dihet se para krejt atyre që kanë pas mjekër unë kam pas para tyre, madje jo vetëm mjekrën por edhe kam kënduar më përpara se ata. Por, sot të gjithë e kanë mendimin e vet dhe të gjithë flasin për gjëra të ndryshëm dhe unë e respektojë atë. Por, ata njerëz që me kanë deshtë gjithmonë jam munduar që ti bëj të lumtur dhe jam munduar me ja dhuruar atë që ata kanë kërkuar prej meje dhe mendoj që do të vazhdojë njëjtë që mos ti zhgënjej ata njerëz.
Express: Çka mundemi me prit prej BabaStars gjatë verës.

Geti: Janë shumë projekte që i kemi bashkë dhe do ti bëjmë para verës e të cilat i kemi planifikuar që prej pas Vitit të Ri dhe këndej. Kemi pas pak ndryshime të vogla por deri verës ka me pas projekte por nuk po dua që t’i shpalosi tani. Ka me pas një këngë prej Tingullit 3NT që ka me dal diku në qershor , pra unë me Agonin. Mandej është një pjesë e bashkëpunimit tonë me Tunën që është një këngë me ndryshe që me kohën kemi me e lansuar edhe këtë këngë. Ka edhe projekte të reja.

Express: A ka me arrit kjo këngë me Tunën kulmin, ashtu sikurse e arriti bashkëpunimi i juaj me të për këngën Fenix?

Geti: Bashkëpunimi i im me Tunën nuk është bashkëpunim i parë dhe as i fundit. Kemi pasur edhe me para Fenixit por edhe pas këtij.

Express: Amo ky Fenix ka qenë një hit sepse ju e krijuat Zogun..

Geti: Nuk është një gjë që nuk ka me u bo por ne duhet të bëjmë diçka më të madhe. Por janë disa gjëra që e arrin një kulmunacion dhe zihet koha kur bëhet një hit i tillë. Sigurisht Tuna tash ka me e pas një këngë vet, ashtu edhe Cozman ka me e pas një këngë vet. Besoj që kemi me arrit atë që po dëshirojmë ta bëjmë. Besoj që kemi plane saqë ende nuk jemi përcaktuar 100 për qind se cilin duhet ta lansojmë përpara. Në momentin kur e kemi të duhurën, do ta lansojmë atë, pra nëse nuk do të jetë Fenix do të jetë një zog tjetër.
Express: A keni menduar për të bërë ndonjë album nga labeli i juaj?

Geti: Shumë kohë më parë ne e kemi filluar për të bërë albumin e BabaStars që krejt këto këngë që kanë dalë të jenë në një album. Vetë fakti që sot për sot nuk është jo vetëm album por edhe një single apo këngë që po e qet, duhet me ja bo klipin, atëherë shumë më pak ka me pas influencë dhe shumë pak ka me u dëgjuar. Njerëzit janë mësuar me këtë gjë dhe me të thënë të drejtën unë nuk jam një njeri që e dua muzikën që duhet me e pa, sepse unë gjithmonë i kam ikë këtyre daljeve, madje i shmangen edhe intervistave dhe të gjithë këtyre të tjerave sepse këto na marrin kohën e asaj që unë duhet me kriju muzikë. Por, unë jam më shumë ithtarë i të dëgjuarit të muzikës por nuk kemi çka me bo dhe duhet me ju përshtat klipeve dhe duhet për me bo më të mirën e mundshme. Andaj ne e kemi zgjedhur një mënyrë tjetër që këngët që i kemi pasur në album më i lansu dhe jemi duke i lansuar ngadalë dhe të paktën BabaStars me e arrit me e mbajtë trendin e vet. Por ne e kemi përcjell trendin, si në rastin e këngës "E nxone" dhe nëse ishte hy ajo këngë në album nuk e kishte pasur atë efekt dhe kishte qenë hajgare. Gjithmonë duhet me qenë këngët e dallueshme se cilat mund të jenë të BabaStars dhe cilat jo. Sepse ku jemi të BabaStars ne të gjithë jemi artistë të ndarë dhe ne të gjithë jemi të pavarur. Problemi është se kur jemi si BabaStars ne të gjithë duhet me refelektu dhe me qenë si BabaStars dhe nuk guxon me qenë ndryshe. Kështu kemi vendosur që ato këngë që i kemi pasur me i lansu ngadalë dale si videoklipe, sikurse ky "High 2" këngës më të re. Por, ne non-stop kemi probleme me fansa dhe presion për të lansuar këto këngë të reja. Zakonisht kur ne themi në ndonjë intervistë se do të lansojnë ndonjë këngë njerëzit thonë se pse nuk e keni lansuar këtë këngë apo atë që ne e kemi dëgjuar. Kjo në fakt po na bën presion dhe po të shtinë me i shtrënguar gjërat. P.sh kënga "High 2" është këngë që është bërë para dy viteve. Është këngë që është bë atëherë dhe para një viti ka qenë e gatshëm, e ka edhe këngë të tjera që presin. Përveç planeve që i kemi dhe që i bëjmë del diçka që se ke prit dhe del diçka që del. Kënga si instrumental është bërë para dy viteve mandej ajo ja nisi neve me na u bë edhe pak bajat dhe është dashtë me e ndërruar atë. Zzap & Chris e kanë ndërruar atë, jo krejt vetëm një pjesë prej 50 për qind ku kemi konsideruar se është një ndryshim pozitiv dhe mandej e kemi lansuar. Besoj që ja ka vlejtë kur ka dal. Unë i kuptoj fansat që kanë dëshirë që të këtë sa më shumë këngë por edhe ne kemi dëshirë me bo por edhe fansat duhet të kenë konsideratë sepse nuk bëhet gjithçka si me shkop magjik sepse kur punon në grup dhe në një projekt ka edhe ngecje aty. Kështu që duhet me pas mirëkuptim që nëse unë sot e përmendi një këngë në një intervistë se do të del në këtë kohë, duhet me ditë se unë kam përmendur që ajo këngë që do të dalë në nëntor të këtij viti dhe jo të bëjnë presion nga tani deri sot.
Express: Ku mendoni se keni gabuar gjatë karrierës. Keni gabuar shumë pak?

Geti: Patjetër që kam gabu, jo vetëm në rap por edhe në gjërat e tjera sepse jeta është për me gabu. Por jo në aspektin e karrierës, sepse gjithmonë kam pasur dëshirë që t’i paraprijë senet për shkak që mos me prit, si thotë dikush "para se të lëshoi mjekrën dikush, lëshoja vetes". Kështu që e kam prit momentin, sepse unë e zë momentin dhe e di kur duhet me punua dhe kur duhet me pushu, por edhe me punu për dikë. Çdo gjë kam ditur me e nda nga fillimi dhe nuk kam dashur që të bëhem bajat. Ka madje momente ku e di që një gjë është e sigurt 101 për qind që ka me pas sukses por cakun e lë në përqindjen 99 dhe ashtu si kam mendu edhe ka dal. Këto janë gabime të vogla që janë në mes dhe duken sa "wow" por nuk është ajo se sa ju e keni menduar suksesin ose jo të një kënge.

Express: A do të bënit prapë ndonjë këngë me Dafina Zeqirin?

Geti: Po more, pse jo.

Express: Pra nëse ajo ju ofrohet për bashkëpunim kishe punuar më të?

Geti: Nëse është puna e afrimit atëherë është diçka tjetër. Unë kam oferta të shumta për bashkëpunime por unë kam aq shumë saqë as 5 për qind të tyre nuk mundet me u realizuar. Jo pse nuk dua por nuk kam kohë për shkak se jam i angazhuar duke bërë muzikë duke kënduar nëpër koncerte dhe ky sukses me ka mbajt deri këtu ku jam. Ky sukses me ka mbajt përderisa unë asnjëherë në jetë, asnjë tekst se kam shit. Nuk e shes një tekst sepse unë nëse e bëj një projekt për dikë, unë e bëj një projekt të madh për të që ka me u paguar për të gjithë ata që kanë punuar në të dhe jo veç për mua. Nuk mundem unë me kap më e shit një tekst apo një këngë, sepse nuk kam aq zemër me e bo atë punë. Nuk kam dashur që dikush me i marrë ato shprehjet e mija të gatshme pse ai/ajo i ka ato para. Përderisa unë për vete i kam kushtet e mira nuk kam nevojë për para të cilat munden me e pas një Get të dytë apo një Get kopje apo diçka të këtillë. Unë këto gjëra nuk i boj, i boj vetëm për një projekt të madh për një person që me pëlqen, normal jo qysh doket por në aspektin me më pëlqyer si artist që unë mundem me punu për atë artist dhe e bëj. Kështu punoj për të dhe kështu e boj një projekt të madh që përfitojnë të gjithë.
Express: Sa e ke ndjerë largimin e Ledrit dhe të tjerëve nga BabaStars?

Geti: Është vendim i gjithsecilit. Njerëzit i marrin këto sene në bazë të përshtypjeve. Kur je njeri i televizionit fitohet përshtypja prej televizionit. Këtë e bazoj në 90 për qind të njerëzve që i njoftoi . Në 5 minuta që bisedoj më ta, ata do të me thonë, e pamundur pa ma thënë këtë "ne të kemi paramenduar krejt ndryshe". Kam konsideratë për këtë sepse është një bindje që fitohet nga televizioni, ku dikush e krijon bindjen e mirë prej televizionit që mashtron. Ne sendet tona që i kemi bo, ne kemi punu qysh punojmë edhe sot. BabaStars është një firmë legale që punohet sikurse të gjitha firmat. Ne punojmë aty, është biznes i joni dhe gjithkush që është aty i pakënaqur, ekziston ligji, ekzistojnë kushtet ku ata mund të shkëputin kontratë pa problem. Sa i përket asaj se a më është dhimbur largimi i tij, mu nuk ka pas çka me mu dhimt sepse ai e ka marrë atë vendim vet për arsye që ai vet i dinë dhe unë nuk tentoj me i ditë. Jo vetëm ai por edhe KAOS dhe gjithsecili që është largu nga aty secili i ka pas arsyet e veta dhe ato mënyra që ai ka shpresu me e vazhdu karrierën e vet.

Express: Po shpirtërisht si jeni ndjerë për shkak se keni ndarë momente të mira dhe të këqija me ta?

Geti: Është e vërtetë sepse njeri sot për një shtazë kur e ka, ndjenë dhimbjen pavarësisht çka i ndodh. Mos të flasim në këtë rast për një njeri me të cilin keni punuar dhe me të cilin keni pasur projekte në vazhdimësi. Me të thonë të drejtën unë jam i mësuar prej ndarjeve pavarësisht çfarë janë, jam i mësuar prej fillimeve tonë. Që nga 1996 kur kemi bërë hip-hop ne kemi pasur Kosova Alboz Clan ku krejt grupet që kemi qene bashkë mandej jemi ndarë. Mandej prapë kemi vazhduar prapë njëjtë por sido që të jetë këto janë gjëra që duhet kuptuar si biznes dhe mbesin si biznes.
Express: Por, kur të njëjtit persona ua bëjnë një "diss" a ju mbetet hatri?

Geti: Jo mua me vjen keq. Mua me vjen shumë keq që njerëz të caktuar devijojnë në rrugë të caktuar por prapë po them se zgjidhja e gjithsecilit është me e menduar atë që e donë. Në fund të fundit, shihet çka bohet. Këtu tek ne njerëzit, në bazë të asaj shprehjes "a u kallë shtëpia e ime le të kallet edhe shtëpia e kojshisë". Këtu tek ne kurrë nuk ka qenë konkurrenca e shëndoshë dhe këtu njerëzit më shumë i bëjnë gjërat për inati sesa për sukseset e veta. Mua për ata njerëz me vjen shumë keq sepse nuk mund të bësh asgjë për inati dhe për ata njerëz me vjen shumë keq. Sepse askujt nuk mundesh me ja ndal as talentin as punën dhe as kurgjo që ja ka dhënë Zoti.

Express: Të kemi parë shpesh me Ramush Haradinaj, madje edhe keni kënduar në odë të tij. A do të bëheni politikan në ndonjë të ardhme?

Geti: Respekti është i anasjelltas me Ramushin. Por unë kam respekt për tërë atë familje. Kam pasur respekt prej fillimit edhe për të gjitha familjet e tjera që e kanë pas fatin e tyre dhe që kanë bërë aq shumë për vendin tonë. Me Ramushin dhe me Dautin me ka lidh diçka më shumë që unë i kam respektuar dhe jemi takuar e parë. Ka edhe njerëz të tjerë që shihem por me këta me ka lidh diçka më shumë por nuk jam i lidhur me politikën. Kam shumë shokë që janë në politikë dhe që jam rrit me ta bashkë dhe nuk jam njeri i kësaj sfere.

Express: D.m.th ju nuk e shihni vetën në politikë sikurse disa repera të tjera të Kosovës?

Geti: Me të thënë të drejtën kurrë nuk e shoh vetën në politikë por mundem me ndejtë me ta dhe me e vazhduar me qëndruar me gjithsecilin por nuk e shoh të ardhmen në këtë sferë.
(Express)

Komente 1