TEKSTESHQIP
Gezim Kaso - Vatani
Gezim Kaso
Vatani

Pasi u kurua në çdo aspekt, ky projekt vjen në tregun e gjerë të muzikës i ilustruar me vlera artistike me anë të një videoklipi muzikor, i cili u publikua me datë 16 Maj 2018. Muzika e këngës u kompozua në bashkëpunim nga Vani Rushiti & Vojsava Alia, ndërsa për arranzhimin punoi Vani Rushiti.
Teksti :: Song Lyrics
Ikim nga vatani
Kyçin i çojmë portës
Seç na iku jeta
Rrugëve të botës
Vila gradaçela
Ngrita me këto duar
Kthehemi ku lindëm
Gjejmë shtëpinë rëzuar

Këto janë halle
Për ti qarë me lotë
Un po i këndoj o shok
Se nuk i qaj dotë

Se në vënd të huaj
Të bëhesh dhe mbret
Prap shkallë të huaja
Hipën edhe zbret
Nëpër shkallë hallesh
Hipim edhe zbresim
Emigrant të huaj
Bij të Shqipes mbesim
Komente 0