TEKSTESHQIP
Gëzim Nika
O Vuthjan

Kompozitor është Kolë Susaj, ndërsa tekstin e përgatiti Hamit Aliaj.

Teksti :: Song Lyrics

O amanet o zogu i bjeshkës
Kur kalon n'maje t'Jezercës
Nalu n'Vuthaj n'bjeshkë t'Gusisë
Ku rrin ora e shqiptarisë

Eu kqyri bjeshkët vend per vend
Hot Martinaj në Kelmend
Prej atje niset Valbona
Si çikë Vuthajsh n'trojet tona

O vuthjan
E vuthjane
O vuthjan e vuthjane
Kush s'ju ka lakmi
Jeni jeni rreze hane
Gjithkund n'shqiptari
O vuthjan e vuthjane
Kush s'ju ka lakmi
Jeni jeni rreze hane
Gjithkund n'shqiptari

O atje është besa e nderi
Ali Pasha e Jakup Ferri
Atje është ndera e shqiptarisë
O prej në çakorr deri në vranicë

O del te krojet e Ali pashës
Si liqeni syni vashës
Ku ka shkel kamë e vuthjanit
Asht zbardh faqja e vatanit

O vuthjan
E vuthjane
O vuthjan e vuthjane
Kush s'ju ka lakmi
Jeni jeni rreze hane
Gjithkund n'shqiptari

O vuthjan e vuthjane
Kush s'ju ka lakmi
Jeni jeni rreze hane
Gjithkund n'shqiptari

O vuthjan e vuthjane
Kush s'ju ka lakmi
Jeni jeni rreze hane
Gjithkund n'shqiptari
Komente 0