TEKSTESHQIP
Gjergj Leka - Në Parkun Që Mbuluan Fletët
Gjergj Leka
Në Parkun Që Mbuluan Fletët

Për muzikën e këngës ka punuar kompozitori vetë artisti, ndërsa autor i poezisë rezulton të jetë Ismail Kadare.
Teksti :: Song Lyrics
Në parkun që mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht
Pas gustos së saj Ka shtruar vjeshta
Qylym të verdhë natyrisht
Ndoshta me mijra vjet më parë
Mbi këtë vënd
Ku ne kalojmë
Të tmerrshëm
Rendin dinozaourët
Dhe përbindsha gjithëfarësoj

Që të vije kaq e bukur
Me këta flokë, e më këtë hap
Koha klimën e egër zbuti
Akullnajat kthehu mbrapsh
E nuk kish
Si ndodhte ndryshe
Ndodhte ndryshe
S’kish se si
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që tek kjo botë të vije ti
Na na na na na
Na na na na na
Dhe nuk kish
Si ndodhte ndryshe
Ndodhte ndryshe
S’kish se si
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që tek kjo botë të vije ti…
Komente 0