TEKSTESHQIP
Gjergj Sulioti & Gjergji Mani - Dëshërimi I Mëmëdheut
Gjergj Sulioti & Gjergji Mani
Dëshërimi I Mëmëdheut

Për muzikën e këngës ka punuar kompozitori Spiridon Ilo, autor i fjalëve të tekstit është Thoma Avrami, ndërsa producent i këngës është Adrian Jorgji.
Teksti :: Song Lyrics
Dua mëngjeset e Majit
Kur këndon bilbili i bukur
Kur fryn erëza e malit
Edhe qarku është i skuqur

Dua lulet-ë të fushësë
Në mëngjez kur janë plot me vesë
Doçkat e bardha te çupës-ë
Vete me vrap që ti presë

REF. 2x:
Po nga gjith' ato më parë
dua më shumë Shqipërinë
Që të vejë puna mbarë
edhe përjetë të ketë lirinë

Dua natën në verë
Kur të ndritin yjt' e artë
Kur fryn zefiri me erë
Dhe dëfrejn' kët' zemrën e zjarrtë

Zogjtë që ëmbël ligjërojnë
Nëpër lisat mbushur me fletë
O sa gaz që mua më bëjnë
Për natyrën e vërtetë

REF. 2x:
Po nga gjith' ato më parë
dua më shumë Shqipërinë
Që të vejë puna mbarë
edhe përjetë të ketë lirinë

VIDEOKLIPE

Komente 0