TEKSTESHQIP

Gjira: Kushtojini Rëndësi Teksteve Domethënëse Dhe Jo Teksteve Të Kota

23-8-2013
Gjira: Kushtojini Rëndësi Teksteve Domethënëse Dhe Jo Teksteve Të Kota
Gjira, këngëtarja rrebele nga Prishtina e cila jeton në Gjermani vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip. Ajo na rrëfen për karrierën e saj muzikore, të rejat e fundit si dhe jetën e saj private. Para ca muajsh ajo publikoi videoklipin e saj më të ri "Psikopatat" i cili pati mjaft sukses. Në vazhdim ju ftojmë të ndjekim intervistën e Gjirës si dhe mesazhet që ajo la për publikun...

Teksteshqip: Gjira, na trego pak se kur ka filluar karriera jote si këngëtare?

Gjira: Kariera në menyrë të mirënjohësisë ka filluar kur kam lançuar këngën "Çka po don me t´knu Zemer", po unë besoj që këngëtare nuk mund të bëhesh por këngëtare lind!
Teksteshqip: Para disa muajsh keni publikuar videoklipin "Psikopatat" në duet me Gjikon. Sa u mirprit kjo këngë nga publiku?

Gjira: Unë nuk jam tip që i promovon shumë gjërat edhe nuk kam shumë njerëz që njof nëpër media që mundem me i fut këngët e mia në transmetim të mediave, kështuqe, jam e kënaqur që edhe kështu po qarkullojnë këngët e mia dhe po gjejnë përkrahje, gjithmonë kujdesem për tekstet dhe i bëj në atë mënyrë që ndegjuesit mund të indentifikohen me të, dhe kënga "Psikopat", edhe pse është diçka shumë e jashtëzakonshme ka gjetur adhuruesit e vet! Strikebeatz dhe Gjikon i çmoj shumë dhe unë mendoj që është një këngë që mund të ndëgjohet edhe pas shumë viteve...

Teksteshqip: Gjira, videoklipet tuaja realizohen nga motra jote Lena. Sa është ndihmesë e madhe motra në këtë rast?

Gjira: Lena konsiderohet si një antare shumë e duhur në konceptin "Gjira", mendimi saj ka peshë të madhe për mua, dhe jam në gjendje të heq dorë nga një këngë nëse asaj nuk i pëlqen, është diçka e bukur kur motra të perkrahë dhe të ndimon, sepse në botën e sotme nuk ka më shoqëri të sinqertë dhe tek motra jote të paktën e dinë që gjithmonë don me t´pa mirë dhe nuk mban xhelozi apo inati!

Teksteshqip: Ju jetoni në Gjermani. Me çfarë merreni tjetër atje përveç muzikës?

Gjira: Punoj në drejtimin IT-Support për lloj lloj kompanie, zakonisht si Freelancer për shkak që kisha dëshirë të jem sa më flexibel në Projektet muzikore!
Teksteshqip: Sa keni qenë e angazhuar gjatë kësaj vere nëpër koncerte?

Gjira: Për shkak disa konflikteve dhe angazhimeve private nuk i kam kushtuar rëndësi aspak, besoj që nuk ka qenë koha e përshtatshme sivjet, kam pas disa punë të tjera që për mua kishin shumë më shumë prioritet, po kjo nuk do thotë që s'ka me pas koncerte më nga unë.

Teksteshqip: Po nga jeta private çfarë na shpalis Gjira? Vazhdon të mbetesh "single" ?

Gjira: No Coment(qesh).

Teksteshqip: Po pushimet verore i ka bërë ende Gjira?

Gjira: Po kam qen dy tri herë në plazhet tona të Shqipërisë, lezet i madh...
Teksteshqip: Cilat janë projektet e tua më të afërta. Do të vish me ndonjë këngë të re, videoklip apo edhe me ndonjë album?

Gjira: Stili i jetës time për momentin nuk më jep kurrëfarë mundësie të planifikoj ndonjë gjë, pa pik presioni dhe vendimi po bëj muzikë, për derisa edhe vet krijojmë është krejt qështje e disponimit dhe situatës emocionale, po ku i dihet, jam tip shumë i pa parashikueshëm, po çfarë do që do lançoj, e bej 100% me zemër!

Teksteshqip: Kur do ta shohim Gjiren në ndonjë festival?

Gjira: Kurrë nuk e kam paramenduar vetën në ndonjë festival, nuk kam ndonje person të njofshëm(qesh), bëj shaka, festivalet tona më duken shumë qesharake, shumica prej tyre nuk vlerësohen fair! Kështu mendoj unë, prandaj nuk më kan lanë kurrë përshtypje.
Teksteshqip: Gjira ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe me teksteshqip për projektet e tua të ardhshme & jetën private. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut?

Gjira: Kam deshirë t'i them që duhet ti kushtoni shumë më shumë rëndësi teksteve të këngëve, mesazhet që i kanë brenda sepse aty e gjejnë melodinë e jetës, mos bini në ndikim të mediave, mos u boni "budall" me tekste të kota, pa ndonjë përmbajte, që s'kanë as pak për të thënë. Faleminderit për përkrahjen dhe respektin, kam dyfish më shumë dashuri për juve, Gjira!
(Teksteshqip)

Komente 2