Biografia
Gjatë vitit 2013, Gjyste Vulaj u bë nënë për herë të dytë. Pas vajzës që tashmë e kishte Gjyste Vulaj u bë nënë edhe e një djaloshi bukurosh të cilin e quajti Besart, i cili lindi në muajin Shkurt të vitit 2013. Duket shumë e entuziasmuar për ardhjen në jetë të të birit të saj që sipas Gjystes ja ka ndryshuar jetën dhe së është shumë mirë që çdo femër në moshën e saj të ketë nga një fëmijë në atë moshë. Pas një pauze të shkurtër Gjyste Vulaj iu kthye skenës dhe fansave të saj të cilët e presin ngado që shkon nëpër koncerte, të cilët jo vetëm kanë mundësi ta prekin artisten e tyre të preferuar por edhe të pinë kafe me të. Ajo është shumë e afërt me fansat dhe shkon ngado ku ka shqiptarë. Një gjë tjetër shumë interesante është që gjatë vitit 2013 Gjyste Vulaj kishte vendosur të mirrej me bamirësi dhe kishte vendosur ti shesë fustanet e saj Dolce&Gabana të cilat I kishte blerë për 5000 dollarë dhe se me paratë që do të shiteshin prej tyre do të ndihmoheshin personat me nevojë.