TEKSTESHQIP

Gold AG
Ah Kosovë
Lyrics
(Feat. Shyhrete Behluli)

Ah Kosovë zemra po qan
A thu kta djem t'ri kan me tu kthy ma
Qytete Katunde po mbesin te shkreta
Ma keq se at'her vitet e 90-ta

Ah moj Kosovë që zemrën ma kalle
Dashni si e jotja nuk ka ma t'madhe
Me m'pas than dikush në gurbet ki mu tret
Oh bre vallahi n'qaf i kisha met
Mezi kem prit 1 dit me u liru
Thojsha krejt kan me u kthy e ktu me jetu
po Që po vjen dita edhe une pot lo
Ama kurr n'jeten tem as men se kisha bo
M'rriten kta prind me skamje e robni
Po qajo skamje su ndal as n'liri
A thu o gurbet kush t'zbuloj i pari
Po kush tjeter pervec se Shqiptari
Armiku me shekuj na bani me vaj
E sot ne ket dit athu kush ka faj
Kush o fajtori per cdo dit e ma keq
Qe dojn me na met krejt shpijat me pleq

E di djali Nanes qe e ki veshtir
Per mu mos ki dert Inshallah ti je mir
E rond osht moj Nan jeta e gurbetcarit
Keshtu paska qen fati i Shqiptarit

Ah Kosov zemra po qan
Athu kta djem te ri kan me tu kthy ma
Qytete Katunde po mbesin te shkreta
Ma keq se ateher vitet e 90-ta

Eh moj Nanë a e mendove kshtu djalin
Qe prej lotve as fjalt nuk pom dalin
Niher po shkoj un e n'pun nese hy
Sa te rahatona te marr Nane edhe ty
Cfar vlere ka more athu pasunia
Kur andrrat e mia krejt jan te shpija
Bota me Shqipen Perendim Vendlindje
Ku ndjersa e Shqiptarit shkrihet n'vendlindje
E qysh u tretem oj Shqipni e gjor
Shpijat miljonshe pa as 1 banor
Per ty o Atdhe qe spo muj met pa
Sa her rrugt e botes me lot i kom la
Ndjenj e perzime sikur 1 shi me djell
Kur them t isha kan 1 zog ne qjell
Veq fluturim kisha ndejt siper teje
E kur i gjall skisha ik prej foleje

Udha e mahalles ka met pa shoqni
Ski me kan pin kafe me hjek pak merzi
Sa Nana Shqiptare kshtu i kan than vetit
Rritem djem e vajza me ja fal gurbetit

Ah Kosovë zemra po qan
A thu kta djem te ri kan me tu kthy ma
Qytete Katunde po mbesin te shkreta
Ma keq se at'her vitet e 90-ta

DËRGOI:
INFO
Më datë 24 Shtator 2022, Gold AG publikon videoklipin "Ah Kosovë", në bashkëpunim me Shyhrete Behlulin. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.
Rryma muzikore:
Hip-Hop
Renditja:
Top 200