TEKSTESHQIP
Gold Ag & Motrat Mustafa - Babë E Nanë
Gold Ag & Motrat Mustafa
Babë E Nanë

Për këngën ka punuar kompozitori Kreshnik Avdiu, autor i tekstit është Gold AG, ndërsa arranzhues i muzikës rezulton të jetë Labinot Mezini. Krijimi artistik në fjalë prezantohet i punuar në aspektin vizual edhe me një klip muzikor, produksionin e të cilit e punoi MProduction. Video premiera u publikua më 5 Mars 2026.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Safetja:
A je mire o shpirti nanes
A m'je lodhe bre a je gjalle
Mos e ki naj dit' pushim
N'shpijen tonde pak me ardhe.

Ata nipa ato mbesa
A po rriten a po msojne
A po folni shqip te shpia
Gjuhen ton' mos ta harrojme.

Sahidja:
Ah moj nana jem e mira
Ma e mira e ksaj bote
Buka e gurbetit nan
Jo s'koka si buka jote.

E tash kur po ja ni eren
Ah moj nan' evladit tem
Tash pe di se sa t'mungoj
Ah moj nan' e shtrejta jem.

Ref 2x:
Bota flen e ndriçon hana
Per evladin çut rrin nana
Boten krejt nese e blene
Babe e nane kerkun nuk gjene.

Goldi:
Ah ti me dit oj nan' mu kjo zemer sa m'kan'
Vallahi nuk jom hiq mire po mire duna me than'
Na qe jem larg venit ni shprehje krejt e kem
Ktu jon tona t'mirat veç babe e nan nuk gjen'
Pune e njejt si çdo here çohesh n'terr e kthehesh n'terr
Me bo pare per pleqni e ma n'fund asnjo spe mer
Zori kas po tqojke sikur mu qe m'pruni sot
Bleje jastekun e shtrejte e ate jastek laje me lot
Buk' e krip e zemer qashtu ju m'rritet
Erdha per ma mir e si n'burg pi numroj ditet
Ni cop' buke te na ta jep kushdo qe e thirr'
A k'tu nese ski pare per 1 cent s'ta lojne ma lire
Fmija tash po rriten, shpejt po kalojn kto vite
A shkojna te shpia bab gjyshja na qet pite
Ni dit' m'veti qika s'kisha ni pytje ma t'rone
Masi duhet me dasht prindin bab pse n'Kosove ti i ke lone???

Safetja:
Pasuni shume te madhe
Na ka dhan ai dheu i huj'
Po çka mduhet mu shtepia
Pa e ni zanin e juj'.

Me i pas' paret e dunjas
Prap po kishe derte, halle
Era e evladit koka
Pasunia ma e madhe.

Sahidja:
Pike e pese moj nan gurbeti
A pe sheh qysh na ka ba
Nuk e di kshtu çka na gjeti
Me u kon gjalle, mos me u pa.

Çdo dit' folim n'telefon
Asni dit nuk shkon pa t'thirre
E kur t'pys qysh je oj nan'
Ti gjithmone thu shume jam mire.

Ref 2x:
Bota flen e ndriçon hana
Per evladin çut rrin nana
Boten krejt nese e blene
Babe e nane kerkun nuk gjene.
Komente 1