TEKSTESHQIP

Gresa Behluli: Edhe Pse Nuk Fitova Ndihem Krenare

25-11-2010
Gresa Behluli: Edhe Pse Nuk Fitova Ndihem Krenare
Festivali i sivjetshëm, Kenga magjike, u percoll me shume zhurme, per shkak te largimit nga pjesemarrje te kengetareve nga Kosova, Linda Halimi dhe Nora Istrefi.
Megjithate, kengetaret pjesemarres te festivalit kane pasur pershtypje te ndryshme nga ky festival.
Ndonëse nuk u vlerësua me ndonjë çmim, këngëtarja Gresa Behluli ndjehet krenare me këngën dhe paraqitjen e saj në festivalin "Kënga Magjike".

"Jam shumë e kënaqur me paraqitjen time dhe këngën që kam dhe mendoj që shumica e këngëve fituese nuk krahasohen me këngën time. E them me shumë bindje këtë dhe mendoj se adhuruesit e këngës sime do të jenë krenarë me paraqitjen time atje", ka thene Gressa.

Ajo ka treguar edhe vlerësimin e saj për mënyrën e votimit.
"Sa i përket votimin, unë s'kam pas qasje në çarqet e votimit atje. Si gjithmonë, spektaklet private kështu janë", thekson për fund Gresa
(kosovalbaner)

Komente 0