TEKSTESHQIP

Gresa Behluli: Albumet S’kanë Më Vlerë

21-2-2014
Gresa Behluli: Albumet S’kanë Më Vlerë
Këngëtarja e njohur Gresa Behluli, ka bërë të ditur për Tribuna se është duke punuar në disa projekte të reja të cilat shumë shpejt do të publikohen. Ndër të tjera këngëtarja ka treguar pse nuk do të ketë ndonjë bashkëpunim si dhe ka dhënë arsyet se çka nuk po e lë atë të mendojë për një album këngësh

E ka nisur këtë vit duke punuar në këngë e projekte të reja. Kështu të paktën ka pohuar Gresa Behluli për gazetën Tribuna. Këngëtarja e njohur ka shpalosur se është duke punuar në dy këngë të reja, ndërsa ka pohuar se do të vij me shumë ritëm. "Jam duke punuar në disa këngë të reja.Njëra do të jetë baladë, ndërsa tjera këngë më ritmike", ka thënë këngëtarja në fillim të bisedës, ndërsa ka treguar tutje se publikimet e këngëve do të bëhen në prag të sezonit.

"Nuk e di ende kur do të publikohen meqë jam në proces të punës. Por po shpresoj që para sezonit do të jenë të gatshme, pasi që më vonë fillojnë koncertet e mbrëmjet e ndryshme dhe nuk më mbetet më kohë. Kështu që mendoj se maji apo qershori do të jetë koha më e mirë për publikimin e këtyre këngëve të cilat do të jenë të plotësuara edhe me videoklip".

Bashkëpunimet e albumet nuk i ka në plan

Por edhe pse e fokusuar në projekte e befasi, sa i përket bashkëpunimeve këngëtarja ka theksuar se nuk e ka në plan të vijë me ndonjë të tillë. "Jo njëherë për njëherë nuk e kam në plan të vij me ndonjë bashkëpunim. Po punoj në këngë solo dhe jam e fokusuar në to. Po në muajt në vazhdim ndoshta edhe do të ketë ndonjë bashkëpunim". Gresa ka nënvizuar se nuk janë vetëm bashkëpunimet që nuk i ka në plan.

Njëjtë mendon edhe kur bëhet fjalë për realizimin e ndonjë albumi. "Jo nuk jam duke menduar të vij me ndonjë album. Më nuk e kanë vlerën si dikur albumet. E dimë që ende pa u promovuar albumi këngët po dalin në kanalin muzikor ‘Youtube’ e ne kështu nuk arrijmë as shpenzimet për album t'i mbulojmë. Kështu besoj se më e arsyeshme është të vijmë me këngë e klipe. Tani më kështu po veprojnë të gjithë dhe klipi në njëfarë forme po e promovon edhe këngën".

E përveç angazhimeve rreth muzikës, këngëtarja ka edhe një punë të dytë. Por, sipas saj, kjo nuk është pengesë për të, pasi që Gresa tashmë është mësuar t'i menaxhojë mirë punët e saj. "Ne i kemi angazhimet rreth mbrëmjeve muzikore me sezon. Dihet që gjatë verës jemi më shumë të angazhuar, vikendeve, e po ashtu dhe në festa. Andaj nuk më pengon kjo në punën tjetër që e bëj. Pastaj edhe jam mësuar me këtë, tash e sa vjet e bëj këtë punë, jam mësuar t’i menaxhoj mirë të dyja", ka përfunduar ajo.
(Tribuna)

Komente 0