TEKSTESHQIP

Gresa Gjocera & Bledi Kaso
Zemer Per Zemer
Lyrics

Mbeti koha
Heshti era
Zogjtë pushuan
Bota ndaloi

Fjalët e mia
Mbi buzët e tua
“Unë të dua”
Kudo jehoi

I dhe shpres’ ti zemrës time
Ngjyra e kuptim
Në momentin tim të vështirë

I dhe dritë ti jetës sime
Frymë dhe gëzim
Je dhurata ti mëe e mirë

Zemër për zemër
Sa të jetë bota
Un` edhe ti
Sa të jetojmë
Trup edhe shpirt
Sa të jetë bota
Or’ e pa kohë
Sa t’ekzistojmë

Unë të dua
Gjithmonë pranë
Do të mbroj
Të lutem beso!

Asnjë dhimbje
Dhe vetë trishtimi
Të na ndajë
Do t’më premtosh

Zemër për zemër
Sa te jetë bota
Un` edhe ti
Sa të jetojmë
Trup edhe shpirt
Sa të jetë bota
Or’ e pa kohë
Sa t’ekzistojmë