>
BIOSHQIP

Grupi Fama, Albumi I Ri Falas

09-01-2013
Djemt e grupit Fama nuk e kanë ndërmend të ndalen. Ata kanë sjellë në treg albumin e tyre të ri “Gold Balads”, që ngërthen hitet më të mëdha shqiptare në versionin unik të interpretimit të këtij grupi. Albumi në fjalë mban plot 16 këngë, duke përfshirë “Dashurova sytë e bukur”, “Te kalaja e Ulqinit”, “Pleqëria”, etj. Albumi shpërndahet falas në disa prej lokaleve më të frekuentuara në vendin tonë si: Konak, Bamoo, Tunel Bar, Blla Blla Pub, In Pub, London Garden. Së shpejti grupi Fama pritet të lansojë dhe një projekt të jashtëzakonshëm, një duet me një prej yjeve të estradës sonë.
(Telegrafi)

Grupi Fama, Albumi I Ri Falas