TEKSTESHQIP
Hajrije Preniqi - Fjalet E Fundit
Hajrije Preniqi
Fjalet E Fundit

Melodia dhe orkestrimi u krye nga Hysni Klinaku, teksa kënga është përshtatur një tekst të punuar në bashkëpunim nga Lumnije Klinaku. Ky krijim i radhës është finalizuar i realizuar me shije edhe me një videoklip, video produksionin e të cilit e krijoi Tv Dielli. Videoklipi është publikuar me datë 23 Tetor 2025.

Teksti :: Song Lyrics

Biri im,
o biri i nënës,
dëgjo edhe sot.
Se sot ndryshe po të flet nëna, jo sikur sa mot,se më janë afruar ditët,birë jam tu e pa,qysh me lënë unë këtë prag shtëpie,qysh mos me të prit më,veç një lutje e ka Nëna për njerëzit e gjallë.
Le të ma heqin këtë prag shtëpie.
Të ma bëjnë gurë për varr.
Birë më fal,
më fal të lutem,nëna nuk është çmend.
Por pa t’pa ty që më erdhe,nëna nuk ndërron vend.
20 vjet tu bën e don me u ba tridhjetë

Bir a je bë Burr, a fëmije ke mbet.
Nëna është tu ikun,me zemër të plast,
S'di a me u lut të gjetsha,

S'di a me u lut art më ardhsh, më ardhsh!

Bir të thanë I pagjetur e të thanë i zhdukur
Ah për nënën ti je zemra,nga gjoksi i shkëputur.
E le ata që të morën,po këta që s'të gjetën.
Nuk e di qysh shtrohen n’sofer,
qysh e gëzojnë jetën.
Ato këmisha të bardha,kollarët për fyt,
Mos u gjetshin kund o birë,pa u gjet trupi yt.
Edhe njëherë më fal o birë,për këto fjalë të rënda,
Por këto janë fjalët e fundit,që i thanë shumë nëna.
20 vjet u bën e don me u be tridhjete

Bir a je ba burrë,
a fëmije ke mbet,nëna është tu ikun,me zemër të plast
S'di a me u lut të gjetsha,
S'di me u lut më ardhsh, më ardhsh!

VIDEOKLIPE

Komente 0