TEKSTESHQIP
Hala Osmanollaj - Ty Prizren
Hala Osmanollaj
Ty Prizren

Këngën e kompozoi Nexhat Mujovi (Wirusi), autor i tekstit rezulton të jetë Izet Rraci, ndërsa arranzhimi u krye nga Labinot Mezini.
Teksti :: Song Lyrics
E kujtoj me mallëngjim,
Çdo rrugicë t'qytetit tim,
Ku e mësova jetën si fëmijë,
Un'kam qënë i ri më t'vërtetë i ri...(2X)

Ref.:
Ty Prizren ngado që shkoj,
Të kam në zëmër nuk të harroj,
O sa mallë që kam për ty,
Një kafe në Shesh ta pi...
Tek ty zgjohën babë e nanë,
E gjithçka që unë kam lanë,
Shpirti, zëmra më janë vra,
Keq gurbeti na ka nda...

Atje flejnë ëndrrat e mija,
Ku më pret përherë shoqnija,
Në ahengjet familjare,
Ta knojmë këngën qytetare...(2X)

Ref.:
Ty Prizren ngado që shkoj,
Të kam në zëmër nuk të harroj,
O sa mallë që kam për ty,
Një kafe në Shesh ta pi...
Tek ty zgjohën babë e nanë,
E gjithçka që unë kam lanë,
Shpirti, zëmra më janë vra,
Keq gurbeti na ka nda...
Komente 0