TEKSTESHQIP
Halit Gashi - Zeqir Neziri
Halit Gashi
Zeqir Neziri

Ky projekt është paraqitur para një audience më të gjerë i plotësuar në aspektin vizual me një videoklip muzikor, produksionin e të cilit e punoi Fitim Rrustemi. Ky videoklip u publikua me datë 8 Janar 2024. Autor i vijës melodike dhe autor i orkestrimit është Arjon Gashi, teksa për këtë këngë ka punuar tekstin Ismail Fazliu.

Teksti :: Song Lyrics

Lum po bon Shqipnia nanë
Për kto troje, për kto anë
Sa shumë trima për mu ke rritë
T'lumsha pushkën oj Drenicë
Ke rritë djem trima të pushkës
Krah ju ban Shaban Polluzhës
Prej të parit amanet
Rrit’ me pushkë, me nder me vdekë

N'Krasmiroc ni shpi me emër
Veç Shqipninë e ka në zemër
Kullë e moçme kullë prej guri
Ja hjeshon kulmin flamuri
Ktu niherë osht dhânë betimi
N'rrugë t'lirisë gjyshi Tafili
Amanet djalit e nipit
Veç me pushkë mej fol armikut

Oxhak trimash, magje bujare
E mban fjalën, besën shqiptare
Me gjithë zemër, bukë e kryp
Oda çelë gjithmonë për mik
Kohë e re kohë e lavdisë
Prapë kjo kullë n'shërbim t'lirisë
Naj kanë hap zemrat bujare
Bacë Shaqiri, lokja Mihane

Baca Shaqë, pret’ e përcjellë
N'radhë ushtart' dalin n'betejë
Edhe n'deksha marak s'më jetë
N'UÇK, m'u rreshtun djemtë
Unt për bukë njeri s’ka me lan'
Djemt e pushkës i kam n'mejdan
N'Qyqavicë kush ka dal n'prita
Zeqir Neziri bashkë me nipa

Ka ardhë dita o shkja i zi
Si babgjyshi barot me t'ngi
Sa t'osht Zeqa n'Qyqavicë
S'ka me t'shkel kâmba n'Drenicë
Kulla e moçme dhâ gjak e bukë
N'male djemtë i pat me pushkë
Brez pas brezi u majt betimi
Faqebardhë familja Neziri
Renditja
Top 200

VIDEOKLIPE

Komente 0