TEKSTESHQIP
Halit Gashi - Idriz Balaj
Halit Gashi
Idriz Balaj

Kompozimin dhe okestracionin e punoi Arjon Gashi, teksa autor i tekstit është Ismail Fazliu.

Teksti :: Song Lyrics

Një lulkuqe n'shkrepa t'gurit
Ka lshu rrajë me gjak t'flamurit
Krejt Shqipnisë i dërgon t'fala
M'ka ly t'kuqe Idriz Balaj
Lum Gllareva birin që rriti
Me qëndresë n'shpirt e kaliti
Për liri shtigjet ja m'soj
Bacë Ademin trimi na kujtoj

UÇK-ja nga malet thirri
Rrufe n'kâmbë u ngrit Idrizi
U rreshtu njësinë "Graniti"
N'ballë ju rrin vet Mujë Krasniqi
Kush e shkrep pushkën ma s'miri
N'kullë t'Qëndreses Idriz Halili
Në Rigjevë, Likovc, Obri
Krejt Drenicën pushka ju ka ndi

Veç mej shtu radhët n'ushtri
Idriz Balaj shkon n'Shqipni
Për beteja barot duhet
Me gjak t'kuq liria shkruhet
Lum Gllarevë për tri lulkuqe
T'kanë hjeshu, dukesh si nuse
Erë lirie mban Vuçaku
Sa herë fryn, val'zon bajraku

Brezi i ri në një kullë guri
E lidh besën te flamuri
Sa herë thrret dikun Kushtrimi
Shkon Halili e shkon Iliri
N'shkrepat tu sot oj Gllarevë
Lapidari po t'shkëlqen
Sa herë shkon Idrizi i ri
Fllad lirie merr në ty
Komente 0