TEKSTESHQIP
Halit Gashi - Hazir Kryeziu
Halit Gashi
Hazir Kryeziu

Autor i vijës melodike dhe orkestrues i këngës rezulton të jetë Arjon Gashi, teksa kënga vjen me tekst të shkruar nga Ismail Fazliu. Për kënaqësinë e të gjithëve, projekti muzikor erdhi para audiencës i realizuar shumë bukur edhe me një videoklip, për të cilin u përkujdes Fitim Rrustemi. Kjo video premierë është publikuar online me datë 14 Dhjetor 2024 dhe filloi të komentohej direkt pas publikimit.

Teksti :: Song Lyrics

Kohtë e râna sa herë vijnë
Por si lisat trimat mbijnë
N'robni kombin mos me lanë
Krejt ç'a kan' Shipnisë ja dhanë

Shkollat hasmi kur naj mshelë
Lshohen odat si tyneherë
Asni fmi pa shkollë se lam’
Kryezi sa t'ketë n'Mleqan

Kur ka thirrë kushtrimi n'male
Jem Ushtria Çlirimtare
Kur e lshoj ni zâ vatani
Çohet n’kamb’ Hazir Mleqani
Kur e lshoj ni za vatani
Hazir Kryeziu vjen nga Mleqani

Me luftu për troje t'mia
M’a ka rujt ni pushkë Shqipnia
Pushkë e moçme me nishan t'ri
Gjerdan plumbash për liri

S'e ndal bora as furtuna
Pa i zbraz n'shkie këta plumba
Tuj i thy gurtë e kufinit
Sa mirë shkrep pushka e Hazirit

Mos i theft gurtë pushka jem
Ka mej shkri me gjakun tem
Me gjak t'kuq me gjak t'lirisë
Kshtu luftojnë bijtë e Shqipnisë
Me gjak t'kuq me gjak t'lirisë
Kshtu luftojnë bijtë e Shqipnisë

Mbi Pashtrik ai gjak që râ
Shiu as bora s'ka me lâ
Rrezja e diellit s'ka me shkri
Nëpër shekuj s'ka m'eu fshi

Mos mendoni se hup ai gjak
Ngjyrë e kuqe osht n'bajrak
Mbi Pashtrik lulja që mbiu
E ka emrin Hazir Kryeziu

Djem e nipa krenar me ty
N'votër emrin t'a kanë përtri
Historia po t'mban në gji
Hazir Kryeziu t'koftë lavdi
Historia po t'mban në gji
Hazir Mleqani t'koftë lavdi

VIDEOKLIPE

Komente 0