TEKSTESHQIP
Hamëz & Albrim Llapqeva - Hajredin Pasha
Hamëz & Albrim Llapqeva
Hajredin Pasha

Teksti :: Song Lyrics
Hajredin Pasha o po vjen o Radikes
Valle o ku jan o k'to malet e Dibres 2x

Valle ku jan o k'to male e Dibres
Bejn' o kuvend o mo n' ate fushe t'Gjorices 2x

Ne fushe t' Gjorices o mor te kalaja
Hajredin Pashen e ka gjet belaja 2x

Se belaja pashen c'e ka gjete
Malet e Dibres more ka lidhe bese 2x

Kane lidhe bese o, kane lidhe o te tane
Turkut Dibren o mos me ja lane
2x

Hajradin pasha more kry hutraç
S'merret Dibra me gërbaçe
Hajradin pasha more kryeshnik
Se s'osht Dibra selanik
Selanik as Prilep

çysh e lype ne Dibër e gjete
Hajradin pasha ku e le ushtrinë
Në fushë të Gjuricës besa mi kanë ngri 2x

Jo ma pak besa veçse 12 mij 2x
Kanë mbet n'llogore në vorre pa i shti
Jo ma pak veçse 12 mij
Kanë mbet n’llogore në vorre pa i shti
Hajradin pasha ku e le atin, në Radik m'ka mbet i ngrati
Komente 0