TEKSTESHQIP

Hamit Kastrati & Perparim Brati
Duhet Ligj Duhet Kanun
Lyrics

O kris ni pushk o dikun matanë
La te mjer o për jet o ni nanë
Ni djalë t’vetem o ja kan vra
O diell per ftyrë nuk po i bjen ma e.

N’prag te ders o nana tuj kja
Per mi djalë o ajo ka ra
Po ja fshinë o gjakun o ne ballë
O po e vajton e zeza nan e.

Kush e vru o doren o mbi ty
T’ka pasë nana si drito ne sy
Fort me hall o nana t’kam rritë
O ai qe t’vrau kurrë mos past dit e.

Qyshë ta preu o rriten o kaq t’ri
Mos u gzoftë o kurr shpirti o i tij
Zoti qorr o pa sy e lasht
O dill per ftyrë kurrë mos i raft e.

S’ka burrni o as ligje ma
As kanuni o s’thot o me vra
Burra t’meqem o e kan shkru e
O s’po dojn njerezit me lexu e.

Me lexu e o ka i flet o per dit
Gjith kush ment o i kish o avyt
Brez mas brezi o qindra vjet
O asht zbatu kur s’ka pas shtet e.

Pot percjell o nana or djal
N’jetë t’pertejme o me dy fjalë
Per pa ligje o kta qe vinë
O funun ton kurr nuk e din e.

Per pa ligje o kta qe vinë
O funun ton kurr nuk e din e.

Rryma muzikore:
Rapsodike
Renditja:
Top 200