TEKSTESHQIP
Hamit Kastrati & Perparim Brati - Trimat E Malsise Gjakoves Shaban Haxhia Dhe Shaban Mehmeti
Hamit Kastrati & Perparim Brati
Trimat E Malsise Gjakoves Shaban Haxhia Dhe Shaban Mehmeti


Teksti :: Song Lyrics

Ku janë burrat e Malësisë,
Atdhetarë trima kanë rritë.
Sot krenohet para botës,
Me trimat e Malësisë së Gjakovës.
Plot një shekull emri shndrit,
Atdhetarit, Shaban Haxhisë.
Bash si llava e vullkanit,
Vjen legjendë e një Shabani.
Shaban Haxhia i Haxhi Mehmetit,
Amanet i la brezi brezit,
Për Atdhe e troje t’ veta,
Asnjiherë t’ mos dhimbet jeta.
Kur nazizmi na vu flakën,
N’ Gjakovë trimi formoi brigadën.
Me ligshtue kët’ trim shqiptar,
N’ konop vllaznit ja kanë var.
Nuk ligshtohet kurrë Shabani,
Ish malësor me gjak shqiptari.
Shpejt u rrit brigada e tij,
17 mijë trimave tuj u pri.
N’ Qafë të Gashit e Shumri,
Si drague turri i tij,
Nuk ja la vendin nazizmit,
Jo asqer Mihajlloviçi.
Deri n’ Sanxhak në Jugosllavi,
Po ushtojka zani i tij,
N’ ballë i prin ushtrisë Shabani,
E kish le nana zanë mali.
Tuj luftue me armë në dorë,
Me çlirue vllaznit n’Kosovë.
Amaneti i Shabanit,
Me i bashkue trojet e Arbrit.
Eshtrat toka nuk m’i tret,
Pa u bashkue Shqiptarët nji Shtet.

Kontribuan:
Neralba S. Demaliaj
Komente 0