TEKSTESHQIP
Hana Cakuli & Kushtrim Hoxha - Kopshti
Hana Cakuli & Kushtrim Hoxha
Kopshti

Nuk iu rezistua dot tundimit për të hedhur në treg diçka të bukur, ndaj ky materiali muzikor erdhi në ekranet tona në prizmin vizual me një videoklip, video produksionin e të cilit e krijoi Pinkmoon Creative. Ky videoklip u publikua më 14 Mars 2012. Për këngën kanë punuar në bashkëpunim kompozitorët Kushtrim Hoxha & Visar Kuqi, ndërsa arranzhimin e realizoi Visar Kuqi.
Teksti :: Song Lyrics
Deri n'dhimbje
Më therrë kjo qetësi
E unë fluturoj
Fluturoj përtej reve
Me mijëra netë e ditë
T'vërtetën pa pushim përsëris
Der'sa shpirti m'qan
Kur kujtoj atë këngën
Që t'largoi nga unë

Ref
Në kopshtin tim të perqafoj
T'a dëgjoj prapë zanin tënd
I puth unë sytë e tu
Këtë kënaqësi mund t'paraftyroj

Deri n'dhimbje
Më shpon kjo vetmi
E unë pres t'takoj
E kapërcej malin për ty
M'ka marrë malli, qajë si fëmijë
T'vërtetën as që dua t'a di
Der'sa shpirti m'dhemb
Kur kujtoj atë ëndrrën
Që e shihnim bashkë

Ref
Në kopshtin tim të përqafoj
T'a dëgjoj prapë zërin tënd
I puth unë sytë e tu
Këtë kënaqesi mund t'paraftyroj

Në kopshtin tim të përqafoj
T'a dëgjoj prapë zërin tënd
I puth unë sytë e tu
Këtë kënaqësi mund t'paraftyroj

Solo/Ref
Tash kopsht nuk ka ma
Gjethet s'kanë ra
Lulet janë tha
Se ti nuk je ma

Tash kopsht nuk ka ma
Gjethet s'kanë ra
Lulet janë tha
Se ti nuk je ma
Tash ti nuk je ma…

Ref
Në kopshtin tim të përqafoj
T'a dëgjoj prapë zërin tënd
I puth unë sytë e tu
Këtë kënaqësi mund t'paraftyroj

DËRGOI:
Komente 0