TEKSTESHQIP

Hashim Shala
Komandant Lleshi
Lyrics

Kenge per Komandant Lleshin, Ridvan Qazimin (UCPMB)
O ne troje te vjetra kendon rinia
O rrnofsh Presheve o sa vete lavdia
O rrofsh sa dielli pergjithmone
o Bujanoc e Medvegja e jone
Dielli rafte o me rreze ari
kur roberine lufton shqiptari
Ku kerkojne paqe e drejtesi
o zemrat plot o me shqiptari.

O kurre nuk vdes Sulejman Aga
burre u bafsha e te ardhsha mbrapa
Lum e lum Bahri Bojana
Ne Bujanoc per ty kendon zana
O ne Medvegje e ne Presheve
ku fale Zoti drite e diell
O ne keto troje te shqipes se lashte
o buke lirie gatuajme bashke.

O c'tha Sereqi ai profesori
o je Kosove nuk je lindori
Burrat te zgjedhun te kesaj toke
O gjurmet e arta lane ne mote
Mbi keto gjurme ku shnderrit guximi
O nisi rruge Ridvan Qazimi
Fjale e kange ja merr jehona
O bujarine ja don Kosova.

O si baruti ne llogore
O duhet buke e ndihme njerezore
Prej Ternovci nisen shtigjet
o ne Drenice o ku toka digjet
O po ku je o Sami Lushtaku
jam me shoke ku derdhet gjaku
o me Rame Buje e Ilaz Koder
O po luftojme o per ndere e voter.

Mire se u gjene Ridvan Qazimi
o jam ushtar ku therret clirimi
prane Kalase se Adem Jasharit
o lindja eshte vdekja e shqiptarit
Burri ne lufte vnon bast me jeten
s'ka si e lene o Breznicen vetem.
O prej Gmices se Gollakut
O pritna Zona e Karadakut.

O kerset pushka e trandet dheu
thue se lind prap Skenderbeu
ushtojne malet e dridhet sheshi
o po lufton o Komandant Lleshi
Ne Dobrosin cfare zie bjen
o ne shtepi te Saqipit na u vrane dy djem.
Vjen rrufe o Ridvan Qazimi
o burra ne kamb, na pret shpagimi.

O jane mushe malet plot me trima
sot ushtar eshte krejt Lugina
o mbi Ternovc malet krenare
e kane pa shkaun me flamur te bardhe.
O ne Lluçan Evropa hyni
O don marreveshje armepushimi.
O ne tri komunat pushket ndalen
o shqiptarisht ja degjojne fjalen.

O armepushim firmos Ridvani
sa me marr pak fryme vatani
dhe me marr vesh bota mbare
sa paqesor jane keta shqiptar.
Porsi dallget qe msyejne valle
prap s'na u ndane rrufete e shkaut
O me tradheti ne bese te armepushimit
o ne prite na i rane o Ridvan Qazimit.

O kur na u vra Komandant Lleshi
o ka derdhe lot lulja te sheshi
kur shkoi lajmi ner kosovar
ka ra ne zi dhe burri i bardhe
Prej Ternoci e tane Lugines
o ja ka dhane emrin vetetimes
dhe vetetima ja ka marr
per te ndriqu kombin shqiptar.

O ne troje te vjetra lulja rritet
Komandant te nderojne vitet
ne flamur ku rrin lavdia
tash shkroi emrin historia.

DËRGOI: