Hekuran Krasniqi: Këngë Për Dëshmorin E Junikut, Edmond Hoxhën
26-11-2012

Këngëtari Hekuran Krasniqi ka realizuar një këngë për Edmond Hoxhën, dëshmorin e Junikut. Këtë ai e ka bërë për nder të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Për dallim prej shumicës së kolegëve të tjerë të estradës, që për 100-vjetor të pavarësisë i kanë kënduar flamurit kombëtarë, kështu nuk ka bërë këngëtari Hekuran Krasniqi, i cili ka realizuar një këngë për dëshmorin e Junikut, Edmond Hoxhën, këngë kjo që është bërë në kuadër të 100-jetorit të pavarësisë.
Sipas këngëtarit, kjo këngë është bërë tani, për njërin nga dëshmorët e parë të lirisë, Edmond Hoxha, i cili u vra në një pritë të organizuar nga policia serbe bashkë me Zahir Pajazitin dhe Hakif Zejnullahun, në vitin 1997.
Nuk do të vononte shumë dhe më vonë do të fillonte edhe lufta në Kosovë.
Karakteristika dhe veçantia e këtij projekti është shumë domethënëse, sepse për herë të parë në Kosovë po vjen një këngë me formatin e këndimit nga një këngëtar modern, pra jo nga një këngëtar popullor, siç ndodh rëndom në këngët për dëshmorët.
Pra, Hekurani nuk do të largohet nga zhanri i tij në këndimin e kësaj kënge.
Muzika dhe orkestrimi është krijuar nga vetë Hekuran Krasniqi, ndërkaq ideja për realizimin e kësaj këngë është e reperit Alban Miroci, i cili ka bërë edhe tekstin e saj.
Kënga ka në vete elemente artistike. Ndryshe, Edmond Hoxha ka lindur në Junik dhe qysh si student i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

(Express )
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0