TEKSTESHQIP
Hetem & Qendrim Matoshi - Këngë Për Jakup Ferrin
Hetem & Qendrim Matoshi
Këngë Për Jakup Ferrin

Muzikën e këngës e kompozoi Kolë Susaj, tekstin e kreu Marash Mëhilli, ndërsa për orkestrimin punuan ProSound.
Teksti :: Song Lyrics
Hetemi

Ç'është ai xhog i kuq e i bardh'
Nga beteja sjell haberin
Heu Mespërmes bjeshkës i bie
Fill i vetëm pa luftëtarin

Qendrimi

Si dori i lashtë legjendash
Ai po vjen me vrap drejt pragut
As ujëvarat e Valbonës
Nuk ia lajnë rrëketë e gjakut

Ref.
Jakup Ferri mor ku je
Thërrasin malet me piskam
Tridhjet krena o i ke pre
Me shtatë plagë po rri në kambë

Qendrimi

Jakup Ferri mor ku je
Thërrasin malet me piskam
Tridhjet krena o i ke pre
Me shtatë plagë po rri në kambë

Qendrimi
Ndal doriu n'shteg t'oborrit
Shkumbë nga goja e hingëllima
Mbeti trimi n'fushë t'mejdanit
Gjakun e tij e pin' lendina.

Hetemi
Rrin mbështet si shkrep mbi mal
Rrjedhë lumi valë gjak
Sytë i ka ai tek vatani
Jakup Ferri me bajrak

Qendrimi

Ref.
Jakup Ferri mor ku je
Thërrasin malet me piskam
Tridhjet krena o i ke pre
Me shtatë plagë po rri në kambë

Hetemi

Jakup Ferri mor ku je
Thërrasin malet me piskam
Tridhjet krena o i ke pre
Me shtatë plagë po rri në kambë
Komente 0