TEKSTESHQIP
Këngë Trimërie - Këngë Për Jakup Ferrin
Këngë Trimërie
Këngë Për Jakup Ferrin

Për muzikën e këngës ka punuar kompozitori Kolë Susaj, ndërsa teksti është përshtatur nga Marash Mëhilli.

Teksti :: Song Lyrics

Ç’asht ai gjakë i kuq i bardhë?
Nga beteja sjell ushtarin.
Eu, nëpër mes bjeshkës i bie
Fill i vetëm pa luftarin.
Si dori i lashtë legjendash
Ai po vjen me vrap drejt pragut
As ujvarat e Valbonës
Nuk ia lajnë rrëketë e gjakut.
Ref.:
Jakup Ferri, mor ku je?
Thrrasin malet me piskamë.
Tridhjet krena/shkije o i ke pre
Me shtat plagë po rrin në kamë!x2

Ndal doriu n’shteg t’oborrit
Shkumbë nga goja hingëllima.
mbeti trimi n'fush t’mejdanit!
Gjakun e tij e pinë lëndina
Rrin mbështet si shkrepë mbi mal
Rrjedh lumi valë e gjakë
sytë i ka mbi vatanin
Jakup Ferri me bajrak.

ref. Jakup ferri mor ku je?
Thrrasin malet me piskamë
tridhjetë krena/shkije o i ke prerë
me shtatë plagë po rrin në kamë!x2
Komente 0