TEKSTESHQIP
Egzon Pireci - Jakup Ferri
Egzon Pireci
Jakup Ferri

Për këngën ka punuar kompozitori Kolë Susaj, për fjalët e këngës u përkujdes Marash Mëhilli, ndërsa për produksionin në studio punoi Drenis Krasniqi.
Teksti :: Song Lyrics
Ç´është ai xhog i kuq e i bardh´
Nga beteja sjell haberin
Heu Mespërmes bjeshkës i bie
Fill i vetëm pa luftëtarin
Si dori i lashtë legjendash
Ai po vjen me vrap drejt pragut
As ujëvarat e Valbonës
Nuk ia lajnë rrëketë e gjakut

Ref.
Jakup Ferri mor ku je
Thërrasin malet me piskam
Tridhjet krena i ka pre
Me shtatë plagë po rri në kambë

Jakup Ferri mor ku je
Thërrasin malet me piskam
Tridhjet krena i ka pre
Me shtatë plagë po rri në kambë

Ndal doriu n´shteg t´oborrit
Shkumbë nga goja e hingëllima
Mbeti trimi n´fushë t´mejdanit
Gjakun e tij e pin´ lendina.
Rrin mbështet si shkrep mbi mal
Rrjedhë lumi valë gjak
Sytë i ka ai tek vatani
Jakup Ferri me bajrak

Ref.
Jakup Ferri mor ku je
Thërrasin malet me piskam
Tridhjet krena i ka pre
Me shtatë plagë po rri në kambë

Jakup Ferri mor ku je
Thërrasin malet me piskam
Tridhjet krena i ka pre
Me shtatë plagë po rri në kambë
Komente 0