TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Jakup Ferri
Ilir Shaqiri
Jakup Ferri

Autor i muzikës është Kolë Susaj, ndërsa autor i tekstit rezulton të jetë Marash Mëhilli.

Teksti :: Song Lyrics

Ç'është ai zog i kuq e i bardh'
Nga beteja sjell haberin

Heu mespërmes bjeshkës i bie
Fill i vetëm pa luftarin
Si dori i lashtë legjendash
Ai po vjen me vrap drejt pragut
Ev as ujëvarat e Valbonës
Nuk ia lajnë rrëketë e gjakut

Ref.
oooooo
Jakup Ferri mor ku je
Thërrasin malet me piskamë
Tridhjet krena o i ke pre
Me shtatë plagë po rrin n'kambë

Jakup Ferri mor ku je
Thërrasin malet me piskamë
Tridhjet krena o i ke pre
Me shtatë plagë po rrin n'kambë

ooooo

Ndal doriu n'shteg t'oborrit
Shkumbë nga goja e hingëllima
Ev ësht mbet trimi n'fushë t'mejdanit
Gjaku i ri, e pin' lëndina.
Rrin mbështetë si shkrep mbi mal
Rrjedhë lumi valë gjak
Ev Sytë i ka o mbi vatani
Jakup Ferri me bajrak

Ref.
oooooo
Jakup Ferri mor ku je
Thërrasin malet me piskamë
Tridhjet krena o i ke pre
Me shtatë plagë po rri n'kambë

Jakup Ferri mor ku je
Thërrasin malet me piskamë
Tridhjetë krena o i ke pre
Me shtatë plagë po rri në kambë

Kontribuan:
Flamur,
Amanta,
Artan,
Klevisa
Komente 2