
Hunays & Nusret Kurtishi
Babi, Kush Ishte Muhamedi?
Babi, Kush Ishte Muhamedi?
Projekti muzikor është finalizuar në ekranet tona i realizuar me mjaft shije edhe me klip muzikor, për video produksionin e të cilit është kujdesur Bunjamin Kurtishi. Videoklipi u publikua më 2 Prill 2022. Kompozitori i këngës dhe autor i tekstit rezulton të jetë Kreshnik Avdiu, teksa këngën e orkestroi Ardian Kastrati.
Teksti :: Song Lyrics
Babi pa me thuaj kush ishte Profeti?
Hunays:
Babi, pa më thuaj kush ishte Profeti,
Pse në zemrat tona emri i tij na mbeti?
Pa më thuaj, babi, ç’bëri ai njeri –
Kur s’e kemi parë, e kemi shumë dashni.
Nusret Kurtishi:
Ai ishte ma i miri, ma i miri i kësaj bote,
Sa shumë më pëlqen pyetja jote.
Mijëra pejgamberë Zoti i dërgoi,
E ai është i fundit – rrugën na e ndriçoi.
Hunays:
Mirë, o babi i dashur, më tregoi dhe mami,
Më tha që atij i zbriti Kurani.
Më trego, o i dashur, se dua ta di:
A ishte e bukur fytyra e tij?
Nusret Kurtishi:
Ai ishte i bukur, fytyra e tij plot nur,
E njeri si ai s’do të lindë më kurrë.
Ishte shumë i dashur edhe me fëmijë,
I mëshirshëm me pleq e me të rinj.
Librat e mëhershëm Zoti i ka zbrit,
E libri i fundit – Kurani plot dritë.
Fjala e parë që zbriti është fjala "mëso",
Është urdhër i Zotit – kurrë mos e harro!
Hunays:
Pra është e vërtetë – nëse unë mësoj
Një urdhër të Zotit, unë në vend e çoj.
Ç’do bënte Profeti po të më shihte tash
Unë duke mësuar – a do ishte i ngash?
Nusret Kurtishi:
Do ishte i lumtur, do kënaqej me ty,
Se je fëmijë i mirë, plot dashamirësi.
Mendjemadh me u ba, Zoti nuk e do,
Edhe Pejgamberi atë punë e urren fort.
Ai ishte modestin, e donte të riun,
Plakun e fëmijën, të gjithë i respektonte.
Nëse mëson mirë dhe e ruan nderin,
Do ta gëzosh Allahun edhe Pejgamberin.
Hunays:
Emri Muhammed çfarë kuptimi ka?
Kënd e kishte nënë, kënd kishte baba?
Ç’bënte Muhammedi me shokët e tij?
Më thuaj më tepër, se dua ta di.
Nusret Kurtishi:
Emri Muhammed do të thotë i lavdëruar,
Erdhi plot mëshirë, njeri i bekuar.
Abdullahin babë e Eminen nënë,
Fytyra e tij ndriçonte si hënë.
Para se të lindte, babai i ndërroi jetë,
Pastaj i vdiq nëna – e jetim ka mbetë.
U kujdes xhaxhai deri sa jetoi,
Dikur mbeti vetëm – vuajtje përjetoi.
Hunays:
Jeta e vështirë përse nuk e lodhi?
Pa më thuaj, babi, më tepër çfarë ndodhi?
Ti ke thënë që vdekja s’zhduk ekzistencën,
Njeriu vetëm jetën e ndërron, jo qenien.
Kur ta ndërrojmë këtë jetë, a e takojmë Profetin?
Me libra sa shumë ta shoh Muhammedin!
Dua ta përqafoj edhe ai mua,
E t’i them me zemër: “O sa shumë të dua!”
Nusret Kurtishi:
Biri im i dashur, ai ishte mëshira,
Ai është si kandili që ndrit errësira.
Me këshillat e tij na ndriçoi jetën,
Përmes tij, Allahu na mësoi të vërtetën.
Sa i përket takimit, ti mos u mërzit,
Kush ka pas dashni, ai do ta pritë.
Kush e përshëndet gjatë jetës në dunja,
Pranon përshëndetjen nga i madhi Allah.
Hunays:
Vazhdo, babi im, të lutem, vazhdo,
Se s’më ngopet zemra, të lutem, mos ndalo.
Më thuaj për fund veç edhe diçka –
A për këtë arsye me lot të kam pa?
Nusret Kurtishi:
Dëgjo, biri im, Kurani na mëson:
Kush e do Allahun, Allahu e don.
Kush e don Profetin, Ai i jep dashni,
Ditën e Gjykimit i jep ujë me pi.
Normalisht që loti rrjedh kur e kujtojmë,
Shpirti salavate gjithmonë ia çon.
Pak fjalë t’i mësova, e shumë kam për të thënë,
Gjatë gjithë jetës – për Muhammedin, alejhi selam.
Hunays:
Babi, pa më thuaj kush ishte Profeti,
Pse në zemrat tona emri i tij na mbeti?
Pa më thuaj, babi, ç’bëri ai njeri –
Kur s’e kemi parë, e kemi shumë dashni.
Nusret Kurtishi:
Ai ishte ma i miri, ma i miri i kësaj bote,
Sa shumë më pëlqen pyetja jote.
Mijëra pejgamberë Zoti i dërgoi,
E ai është i fundit – rrugën na e ndriçoi.
Hunays:
Mirë, o babi i dashur, më tregoi dhe mami,
Më tha që atij i zbriti Kurani.
Më trego, o i dashur, se dua ta di:
A ishte e bukur fytyra e tij?
Nusret Kurtishi:
Ai ishte i bukur, fytyra e tij plot nur,
E njeri si ai s’do të lindë më kurrë.
Ishte shumë i dashur edhe me fëmijë,
I mëshirshëm me pleq e me të rinj.
Librat e mëhershëm Zoti i ka zbrit,
E libri i fundit – Kurani plot dritë.
Fjala e parë që zbriti është fjala "mëso",
Është urdhër i Zotit – kurrë mos e harro!
Hunays:
Pra është e vërtetë – nëse unë mësoj
Një urdhër të Zotit, unë në vend e çoj.
Ç’do bënte Profeti po të më shihte tash
Unë duke mësuar – a do ishte i ngash?
Nusret Kurtishi:
Do ishte i lumtur, do kënaqej me ty,
Se je fëmijë i mirë, plot dashamirësi.
Mendjemadh me u ba, Zoti nuk e do,
Edhe Pejgamberi atë punë e urren fort.
Ai ishte modestin, e donte të riun,
Plakun e fëmijën, të gjithë i respektonte.
Nëse mëson mirë dhe e ruan nderin,
Do ta gëzosh Allahun edhe Pejgamberin.
Hunays:
Emri Muhammed çfarë kuptimi ka?
Kënd e kishte nënë, kënd kishte baba?
Ç’bënte Muhammedi me shokët e tij?
Më thuaj më tepër, se dua ta di.
Nusret Kurtishi:
Emri Muhammed do të thotë i lavdëruar,
Erdhi plot mëshirë, njeri i bekuar.
Abdullahin babë e Eminen nënë,
Fytyra e tij ndriçonte si hënë.
Para se të lindte, babai i ndërroi jetë,
Pastaj i vdiq nëna – e jetim ka mbetë.
U kujdes xhaxhai deri sa jetoi,
Dikur mbeti vetëm – vuajtje përjetoi.
Hunays:
Jeta e vështirë përse nuk e lodhi?
Pa më thuaj, babi, më tepër çfarë ndodhi?
Ti ke thënë që vdekja s’zhduk ekzistencën,
Njeriu vetëm jetën e ndërron, jo qenien.
Kur ta ndërrojmë këtë jetë, a e takojmë Profetin?
Me libra sa shumë ta shoh Muhammedin!
Dua ta përqafoj edhe ai mua,
E t’i them me zemër: “O sa shumë të dua!”
Nusret Kurtishi:
Biri im i dashur, ai ishte mëshira,
Ai është si kandili që ndrit errësira.
Me këshillat e tij na ndriçoi jetën,
Përmes tij, Allahu na mësoi të vërtetën.
Sa i përket takimit, ti mos u mërzit,
Kush ka pas dashni, ai do ta pritë.
Kush e përshëndet gjatë jetës në dunja,
Pranon përshëndetjen nga i madhi Allah.
Hunays:
Vazhdo, babi im, të lutem, vazhdo,
Se s’më ngopet zemra, të lutem, mos ndalo.
Më thuaj për fund veç edhe diçka –
A për këtë arsye me lot të kam pa?
Nusret Kurtishi:
Dëgjo, biri im, Kurani na mëson:
Kush e do Allahun, Allahu e don.
Kush e don Profetin, Ai i jep dashni,
Ditën e Gjykimit i jep ujë me pi.
Normalisht që loti rrjedh kur e kujtojmë,
Shpirti salavate gjithmonë ia çon.
Pak fjalë t’i mësova, e shumë kam për të thënë,
Gjatë gjithë jetës – për Muhammedin, alejhi selam.
Kontribuan:
Rryma muzikore
Ilahi
Renditja
Top 200
- Publikimi: 02/04/2022
- Ora: 15:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
- Regjisor video:
- Stilist:
Ena
Komente 0