TEKSTESHQIP
Hunays - Ramazan I Dashur
Hunays
Ramazan I Dashur
(Feat. Nusret Kurtishi)

Melodinë dhe tekstin e mori përsipër Kreshnik Avdiu, teksa autor i orkestrimit është Mevlan Kurtishi. Materiali i ri vjen i finalizuar dhe i plotësuar edhe me një videoklip, i cili u transmetua më 28 Shkurt 2025.
Teksti :: Song Lyrics
Erdhi Ramazani, gëzohu o bir
Muaji i mëshirës muaj më i mirë
Çka ndodhi në këtë muaj në Shpellën e Hirasë
Kurani i përndritur iu shpall Mustafasë

Filloi Amaneti, ligji më i mirë
Iu shpall shpirtit t'pastër, zemrës më të d'lirë
Në shpellën e errësuar, çka ndodhi atë ditë
U mbushën zemrat nur, u mbush dynjaja dritë

O RAMAZAN I DASHUR, MIRË SE ERDHE TI
MIRË SE TË SOLLI ZOTI ME PLOT DASHURI
O RAMAZAN I DASHUR, ME MALL TË KEMI PRITË
E SOT ME LOT GËZIMI GJITHË I KEMI SYTË

II
Fjala e Allahut para se me u shpallë
Njerëzit i varrosnin vajzat e tyre gjallë
Sa ishin të padrejt, shejtanin tu e ndjek
Edhe pse ishin gjallë, zemrat ju kishin vdekë

Erdhi libri i jetës, që jetën na e mësoi
nga errësira e madhe botën e shpëtoi
Në Ramazan Allahu Resulin e dërgoi
M'shirë për mbar njerëzimin dhe botën e ndriçoi

VIDEOKLIPE

Komente 0