
Hysni Klinaku
Sikur Te Isha
Sikur Te Isha
Kënga vjen si kompozim nga Naim Gjoshi, poezia ku bazohet teksti është shkruar mjeshtërisht nga Dritero Agolli, ndërsa për okestracionin u kujdes vetë këngëtari. Ky krijim i ri u lansua tanimë i plotësuar mjaft këndshëm edhe me klip muzikor, i cili është publikuar më 27 Janar 2014.
Teksti :: Song Lyrics
Sikur të isha unë
një burim nën gjethe
që ti të vije buzët të pije
ujë me etje
Sikur të isha unë
një lum përplot me valë
ti të notoje përmbi
ujin tim ngadalë
Unë jam poet dhe këngëtar
i thellë si deti plot me valë
te dua ty moj bukuri e rrallë
Sikur të isha unë
një lis me kurorë
që ti të vije
të mbështesje kraharorë
Sikur të isha unë
një mal me driza e rrëza
ti të këndoje këngë
siç këndon thëllëza
një burim nën gjethe
që ti të vije buzët të pije
ujë me etje
Sikur të isha unë
një lum përplot me valë
ti të notoje përmbi
ujin tim ngadalë
Unë jam poet dhe këngëtar
i thellë si deti plot me valë
te dua ty moj bukuri e rrallë
Sikur të isha unë
një lis me kurorë
që ti të vije
të mbështesje kraharorë
Sikur të isha unë
një mal me driza e rrëza
ti të këndoje këngë
siç këndon thëllëza
- Publikimi: 27/01/2014
- Ora: 21:16
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Orkestrimi:
- Muzika:
- Poezia:
Komente 1