TEKSTESHQIP

Ibrahim Muçaj
Permbi Bjeshke Shkon Reja E Bardhe
Lyrics

Zog po m'bahet fjala e gojës
Kur po i kndoj burrit t'Tropojës,
Atë n'gji e mban Shkelzeni,
Emri i tij,o Rexhep Beli!

Përmbi bjeshkë shkon reja e bardhë,
Lum Tropoja që t'pat djalë,
Lum Tropoja,dje e sot,
Rexhep Beli,o bablok!

Ma kish ballin sikur hanë,
Zemra e tij,sa deti gjanë,
Mjekra e bardhë,si bora n'lisa,
I kndojnë bilbilat nëpër gishta

Nëpër gishta i kndojnë bilbilat,
Mbi vorr t'tij ndizen kandilat,
Sa shumë drita pat ndezë babloki
Stinë mbas stine e mot mbas moti!

Drita t'bardha lshon Shkelzeni,
Kurr nuk vdes,jo,Rexhep Beli!
Dritë Shkelzen lshon shpirti i tij,
Bekue toka që e mban në gji!