TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Gjuha Shqipe Flet Si Shpata
Lyrics

I
Heej
nënë moj nënë si t’ja bëj hallit
ç'ti bëj qikës, ç'ti bëj djalit
hej more hej
2x
si t’ja u heq plagët në zemër
don me i lanë shkau pa emër
jo besa jo

jo besa jooo

ref...
don me u vnu therrën n'derë t'shkollës
me ja u pre gjuhën e gojës
jo besa jo
me ja u heq librat nga dora
eeeeee
kurr më shqip mos t’flas Kosova

II
heeejjj
siç gabojmë, trimja nënloke
rreze drite i l’shon ksaj toke
hej more hej
2x
mendjendritur, mendjempreht
mbi errsir i l’shoi rrufet
po besa po

po besa po

ref...
e i tha shqipes mos ki dert
shkruje gjuhën siç e flet
po besa po
siç ka fol dardani i par
eeeee hej
ligjëro shqip zog kosovar

III
heej
shekuj shqip kanë shkrue balada
gjuha shqipe pret si shpata
hej more hej

2x
pret si shpata e s'thyhet kurr
f’min e djepit e bën burr
po besa po

po besa po

ref...
kurr pra gjuha e jonë nuk shuhet
shqip do flitet, shqip do shkruhet
po besa po
veç ni germë hasmi me prekë
hej heej
2x
n’kambë e çoj Kosovën krejt

DËRGOI: