TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Këngë Për Shefqet Bazaj (Deshmor)
Lyrics

Po e prek tokën ku ti re
sa i ngroht na qenka dheu
frymën tënde dhe atje
shpirti dritë për mëmëdhe
pse i vure gjoksin armikut
krahëve pas n'troll Terstenikut
Korr e shtrin armiqt për dhe
u bë zjarr edhe rrufe

ref..
Çohu pak o Shefqet Bazaj
krejt Kosova të ka ardh
çohu e shih se si liria
gjakun tënd e ka n'damar
je shqiponja e Drenicës
i pa epur luftëtar
re si trim ndaj lart u ngrite
yll në qiellin kosovar

Sa të bëhesh por si drita
që sjell ditën çdo mëngjes
je heroj që do të ndritësh
vit për vit e brez më brez
ti qëndrove si kala
më i fort se gur mbi gur
zemrën vure mbi betena
shpirtin ngrite në flamur

ref..
Çohu pak o Shefqet Bazaj
krejt Kosova të ka ardh
çohu e shih se si liria
gjakun tënd e ka n'damar
je shqiponja e Drenicës
i pa epur luftëtar
re si trim ndaj lart u ngrite
yll në qiellin kosovar

ndaj u turre si fajkua
në beteja plot lavdi
jeta veç një çast tu shua
sa kaloj në përjetësi

ref..
Çohu pak o Shefqet Bazaj
krejt Kosova të ka ardh
çohu e shih se si liria
gjakun tënd e ka n'damar
je shqiponja e Drenicës
i pa epur luftëtar
re si trim ndaj lart u ngrite
yll në qiellin kosovar

DËRGOI: