TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Drenusha E Drenicës
Ilir Shaqiri
Drenusha E Drenicës

Teksti :: Song Lyrics

Moj drenusha e Drenicës, falma njatë gërshetë,
Vetullat tua hark ylberi, sytë e tu plot jetë.
Zgjidhe flokun t’i bjerë shpinës, bash sikur ujëvarë,
T’a fërflloj flladi i Kosovës, malli më ka marrë.

Jo nuk zgjidhet floku i besës, tutem ma prish hana,
Gjer t’i dal dielli Kosovës, njashtu m’ka thanë nana.
Me ninullat nëpër djepa, atëherë m’është lidh floku,
Si t’ia pshtetë gërshetin pushkës më mësoi baca Loku.

[ref.]
Për njatë gërshetë lufte, që gjithmonë m’a mbanë njësoj,
Të paprekur, të pashprishur; për ty vdes, për ty jetoj...
Veç për njatë gërshetë lufte, që gjithmonë m’a mbanë njësoj,
Të paprekur, të pashprishur; për ty vdes, për ty jetoj.

Kontribuan:
Komente 0