
Ilir Shaqiri
Ëndërr Jete
Ëndërr Jete
Teksti :: Song Lyrics
Ëndërr jete fryn ngadalë,
Çdo kujtim nesër shtegtar,
mua malli por si valë,
më ndez shpirtin prush e zjarr.
Kudo isha prapë u ktheva
zemra zemrës përmalluar
kot m'kërkoni krejt ka isha,
nesër do jem gjelbëruar.
2x
Eja ti dhe një herë me sytë e zi
të luajmë bashkë le të na e kanë zili
koha kaloi, ku do jemi?
nesër ku do jemi unë dhe ti?
M'dridhet zemra kur të shoh ndryshuar
kur të shoh me ato ndjenja fshehur
n'sytë e tu më s'ndihet e vërteta
N'çast o engjëll mos me rri e "fjetur".
Heeej
Hapi sytë se nuk është ëndërr
nuk është hija e kësaj mbrëmje
është një çast i gëzuar
i jetës tënde
është një çast i rinisë,
është një gëzim i dashurisë
ndër pak gëzime që ke me vete
që pate në jetë...
Heeej
Kjo natë e fundit në tokë
ku ti s'jeton përgjithmonë
por ku të pyesin, trego, trego
ishe mysafirë në këtë botë.
Çdo kujtim nesër shtegtar,
mua malli por si valë,
më ndez shpirtin prush e zjarr.
Kudo isha prapë u ktheva
zemra zemrës përmalluar
kot m'kërkoni krejt ka isha,
nesër do jem gjelbëruar.
2x
Eja ti dhe një herë me sytë e zi
të luajmë bashkë le të na e kanë zili
koha kaloi, ku do jemi?
nesër ku do jemi unë dhe ti?
M'dridhet zemra kur të shoh ndryshuar
kur të shoh me ato ndjenja fshehur
n'sytë e tu më s'ndihet e vërteta
N'çast o engjëll mos me rri e "fjetur".
Heeej
Hapi sytë se nuk është ëndërr
nuk është hija e kësaj mbrëmje
është një çast i gëzuar
i jetës tënde
është një çast i rinisë,
është një gëzim i dashurisë
ndër pak gëzime që ke me vete
që pate në jetë...
Heeej
Kjo natë e fundit në tokë
ku ti s'jeton përgjithmonë
por ku të pyesin, trego, trego
ishe mysafirë në këtë botë.
- Publikimi: 01/12/2003
- Ora: 00:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
Komente 0