TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Nasuf E Tahir Gashani
Ilir Shaqiri
Nasuf E Tahir Gashani


Teksti :: Song Lyrics

Zgjohen malet, hëna fle diku përtej
Gjaku i arbrit, burrave u vlon në dej
Kush po i prin në ballë nj'atij karvani?
Nga Drenica vet Tahir Gashani.

Moj Shqipni nënë loke, ty qofsha falë
M’ka çue babë Nasufi dy pushkë me i marrë
Do t’ja djeg armikut datën përmbi sy
Dy mijë vjet u rropëm për liri.(2x)

Heu moj Drenicë, ta puthsha ballin
Oh, krah për krah baba me djalin
O Hajt Nasuf, heu, ty t’lumtë pushka,
Thonë asht' gjallë...

Heu moj Drenicë, ta puthsha plagën
Oh, krah për krah baba me djalin
O Hajt Tahir, heu, ty t’lumtë pushka,
Thonë asht' gjallë o Shaban Polluzha.

Sot ka dalë nënë lokja përmbi kodrinë
Loti dhe baroti n'qerpik po i ngrin
Hap krahët nga dielli, lutet si ajkunë
Për liri k'ta djepa i kam përkunë.(2x)

Ref.
Heu moj Drenicë, ta puthsha ballin
Oh, krah për krah baba me djalin
O Hajt Nasuf, heu, ty t’lumtë pushka
Thonë asht' gjallë...

Heu moj Drenicë, ta puthsha plagën
Oh, krah për krah baba me djalin
O Hajt Tahir, heu, ty t’lumtë pushka
Thonë asht' gjallë... - O Shaban Polluzha.

Kontribuan:
A.ZUKA,
Kusha
Komente 0