TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Nëse Mundesh
Ilir Shaqiri
Nëse Mundesh

Ky produkt muzikor është lansuar i plotësuar shumë bukur edhe me videoklip muzikor, i cili u publikua më 25 Maj 2018. Për vijën melodike dhe për okestracionin punoi Korab Shaqiri, teksa këngës i janë përshtatur vargjet nga Rudyard Kipling.

Teksti :: Song Lyrics

Nëse mund ta ruash arsyen,
kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedhin
e vetes t’i besosh,
sa herë tek ty dyshojnë
e fare s'të përfillin
por edhe dyshimet drejt t'i gjykosh...

Nëse mund të rrish në pritje,
nga pritja pa u lodhur,
e kurrë urrejtje të mos ushqesh,
ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
ndaj sulmeve pa u përtokur
me thjeshtësinë tënde pa rënë ndesh

REF.:
Nëse mundesh fitoret që ke korrur t’i flijosh
kur të shtyjnë e të përulin të qëndrosh
si në kumar, me t'vetmen lojë,
të rrezikosh dhe prapë të fillosh
dhe humbjen kurrë të mos e zesh me gojë

Nëse mund të flasësh me maskarenj,
por nderin tënd ta ruash
të ecësh përkrah mbretit
pa krenarinë që t'verbon.
Nëse miku apo armiku yt
s’mund të të bëjnë të vuash,
dhe gjithkënd e çmon,
por veç se e meriton...

Nëse mund ti durosh thëniet
fjalët e tua të drejta
në kurthe trutharët kur t’i kthejnë,
E ti përmbysin nga jashtë e brenda
e ti shembin gjërat e shtrenjta
prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë...

REF.:
Nëse mundesh fitoret që ke korrur t’i flijosh
kur të shtyjnë e të përulin të qëndrosh
si në kumar, me t'vetmen lojë,
të rrezikosh e prapë të fillosh

Nëse mundesh... minutat më të rënda ti peshosh
edhe shpirtit të pamposhtur ti besosh
dhe mos ke frikë, asnjë dyshim
se e jotja do t'jetë Bota me ç’ka brenda,
dhe burrë do t'jesh biri im!
dhe burrë do t'jesh o biri im!
Renditja
Top 200
Komente 0