TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Trashegimi
Ilir Shaqiri
Trashegimi

Zgjerohet videoteka e muzikës shqiptare, sepse ky materiali muzikor ka ardhur tek publiku i kompletuar mjaft këndshëm me anë të një videoklipi, i cili u publikua më 24 Maj 2020. Muzikën e këngës e kompozoi Naim Gjoshi, ndërsa tekstin e mori përsipër Lasgush Poradeci.
Teksti :: Song Lyrics
I
Ju më lini të flas unë,
T’u them fjalë vjershërije,
Në bunacë a në furtunë
Të këndoj siç më ka hije.

Hija ime nuk di dhunë,
Di veç frymëzim lirije,
Dhe di punë, vetëm punë,
Mund pa fund për art magjije.

e tju them nga ç’pata shkruar
Në kuvënd të përvëluar:
Ja! një këngë mjeshtërije,
Ja! një iskër bukurije.

ref..2x
Dhe t’a shoh të pasqyruar
Vetëveten fije-fije,
Fije-fije poezije,
Që mban erë Shqipërije

Fije-fije poezije,
Që mban erë Shqipërije

II
Hija ime nuk di dhunë,
Di veç frymëzim lirije,
Dhe di punë, punë, punë,
Mund pa fund për art magjije.

e tju them nga ç’pata shkruar
Me kuvënd të përvëluar:
Ja! një këngë mjeshtërije,
Ja! një iskër bukurije.

ref..3x
Dhe t’a shoh të pasqyruar
Vetëveten fije-fije,
Fije-fije poezije,
Që mban erë Shqipërije

Fije-fije poezije,
Që mban erë Shqipërije

që mban erë Shqipërije
Komente 0