Ilir Shaqiri
Ali Pashë Gucia
Ali Pashë Gucia
Produkti muzikor finalizohet tek fansat me mjaft shije edhe me një videoklip muzikor, i cili u publikua më 4 Qershor 2024. Kompozitori i këngës dhe autor i fjalëve të tekstit rezulton të jetë vetë këngëtari, teksa kënga u orkestrua nga Korab Shaqiri.
Teksti :: Song Lyrics
Kanë dalë zanat e po mrizojnë,
me mall t'bjeshkëve kuvendojnë.
N'rremë t'qerpikve u ka ra vesa,
po u vinë rreth do hije t'zeza..
Po u vinë rreth do hije t'zeza.
Ali pasha s'flen as s'kotet,
po i peshon stinët dhe motet.
Dil njëherë pasha i Gucisë,
një terrim po i bjen malsisë..
Një terrim po i bjen malsisë.
Kadal knjaz se n'troje t'mia;
me pushkë n'faqe t'pret djelmnia!
Jo as gurët as valët e Limit,
s'njohin letrat e Berlinit.
oooh,
Kthej kapicat kah i more,
nëse s'don me i mlu me vorre..
Nëse s'don me i mlu me vorre.
Ali pasha i bjen shpinatit,
si vetëtima ngjitet shpatit.
E lshon zanin me duhi,
kush dy herë se pa me sy..
Kush dy herë se pa me sy.
Paska ardhë Ora e Shqipnisë,
me i dal zot Plavë e Gucisë.
Për pa u shterrë Drini e Valbona,
s'bijnë n'dorë t'hujë kto trojet tona..
S'bijnë n'dorë t'hujë kto trojet tona.
Zhdrigjen bjeshkëve djemtë e ri,
pushkën n'dorë, barutin n'gji.
Si lumenjtë që mbushin detet,
mbrrijnë n'Nokshiq nga vilajetet.
oooh
Na prit pak o Ali pasha,
vjen Kosova me djem e vasha,
vjen Shqipnia me djem e vasha.
Na prit pak o Ali pasha,
vjen Kosova me djem e vasha,
vjen Shqipnia me djem e vasha.
me mall t'bjeshkëve kuvendojnë.
N'rremë t'qerpikve u ka ra vesa,
po u vinë rreth do hije t'zeza..
Po u vinë rreth do hije t'zeza.
Ali pasha s'flen as s'kotet,
po i peshon stinët dhe motet.
Dil njëherë pasha i Gucisë,
një terrim po i bjen malsisë..
Një terrim po i bjen malsisë.
Kadal knjaz se n'troje t'mia;
me pushkë n'faqe t'pret djelmnia!
Jo as gurët as valët e Limit,
s'njohin letrat e Berlinit.
oooh,
Kthej kapicat kah i more,
nëse s'don me i mlu me vorre..
Nëse s'don me i mlu me vorre.
Ali pasha i bjen shpinatit,
si vetëtima ngjitet shpatit.
E lshon zanin me duhi,
kush dy herë se pa me sy..
Kush dy herë se pa me sy.
Paska ardhë Ora e Shqipnisë,
me i dal zot Plavë e Gucisë.
Për pa u shterrë Drini e Valbona,
s'bijnë n'dorë t'hujë kto trojet tona..
S'bijnë n'dorë t'hujë kto trojet tona.
Zhdrigjen bjeshkëve djemtë e ri,
pushkën n'dorë, barutin n'gji.
Si lumenjtë që mbushin detet,
mbrrijnë n'Nokshiq nga vilajetet.
oooh
Na prit pak o Ali pasha,
vjen Kosova me djem e vasha,
vjen Shqipnia me djem e vasha.
Na prit pak o Ali pasha,
vjen Kosova me djem e vasha,
vjen Shqipnia me djem e vasha.
- Publikimi: 04/06/2024
- Ora: 19:37
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Këngëtar:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
Komente 0