TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Trëndafilat E Turkeshës (Alternative)
Ilir Shaqiri
Trëndafilat E Turkeshës (Alternative)

Teksti :: Song Lyrics
Marmaraja bojëgjelbër, bojë e çallmës së sulltanit,
Ndrin nën gjunjët e Stambollit, portës plakë të vatanit.

Cipë e trupit tënd të bukur e lëmuar si tespihe,
Shket në varkën e përgjumur, feks më naze dashurie.

Ti më thua se për varkat s'bëj dot vjersha unë i ziu,
Sipas teje vargje thurte veç poet Orhan Veliu.

Të përgjigjem se poetin e njoh mirë e ma ka ënda,
Ky për varkat bukur shkruan, unë këndoj ç'ka varka brënda.

Ti zë qesh e thua prapë: “Ka poetë Arnaut-stani”?
Të përgjigjem: “Kish poetë që kur priste jatagani.

Në Stamboll nën jataganin ngrinte këngë e ligjërime,
Një Sulltan i poezisë Naim beu i tokës sime.

Ndoshta zonjëz të kujtohet arkitekti bash Sinan,
Në Stamboll i ngrenë vithet dy xhamitë e tij me nam.

Dhe kur falesh se ke mendjen, tek një hoxhë a një Kuran,
E ke mendjen tek kupolat ku fton arti sinanian.

Në Stamboll ne kemi patur tri armata tri ushtri,
U gajas kunadhja turke tha se qenkam shakaxhi.

Dale dale them me vete, tek fshin djersën yzmetxhiu,
Vetë Abdyli ish armatë, ish armatë edhe Samiu.

Dhe armatë e tretë e madhe gjeneral poet Naimi,
Që lëshonte nga Stambolli divisione vjershërimi.

Turkeshat kush si do,
Poeti Dritëro,
I mund perandoritë,
Me këngë e poezi.

Turkeshat kush si do,
Poeti Dritëro,
I mund perandoritë…

DËRGOI:
Komente 0