TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri & Naim Abazi - Feniksi I Llapit
Ilir Shaqiri & Naim Abazi
Feniksi I Llapit

Teksti :: Song Lyrics
Kah fluturojnë shqipet e malit,
Përmbi kullë t’Avdyl Nimanit,
Kullë e njohur në Shqiptari,
Për urtësi, e për trimëri.

Si dikur ai Demë Ahmeti,
Që e njoftën krajli e mbreti,
N’ato male, Avdyl trimi,
Shpejtë u nis kur ra kushtrimi.

Heeejjj
Thërret Avdyli ja ku jam,
Nji fjalë burra du me u thanë;
Sa herë turren krajl e mbret,
E rrit fisi një Demë Ahmet.

Thërret Avdyli ja ku jam,
Nji fjalë burra du me u thanë;
Sa herë turren krajl e mbret,
E rrit fisi,
E rrit fisi një Demë Ahmet.

N’Demë Ahmet n’at tokë të t’parëve,
Jehon zëri i çlirimtarëve,
Jehon kënga nëpër breza,
Kurrë mos t’ketë më re të zeza.

Rriten fëmijët, n’dur plot lule,
Për ty vlla që su përkule,
Për lirinë e ksaj Shqipnije,
Ti simbol në këngë trimnije.

(2x)
Heeejjj
Thërret Avdyli ja ku jam,
Nji fjalë burra du me u thanë;
Sa herë turren krajl e mbret,
E rrit fisi një Demë Ahmet.

Thërret Avdyli ja ku jam,
Nji fjalë burra du me u thanë;
Sa herë turren krajl e mbret,
E rrit fisi,
E rrit fisi një Demë Ahmet.
Komente 0