TEKSTESHQIP

Ilir Veliu
Rrugica
Lyrics

Në rrugicën tënde të ngushtë
kaloja me shoqërinë
midis vajzave shumë të vogla
të njoha unë dhe ty

Por, jo jo, jo jo,s'do ta besoja
se vajzën do ta dashuroja
shumë e vogël vajza më dukej
dhe thashë për mua s'rritet

Por kaluan vitet, ne të dy u njohëm
ti ishe e rritur s'ishe më e vogël
me trupin e gjatë dhe me sytë e zi
djemtë të vështronin gjithmonë me zili

Në rrugicën tënde shpesh kaloja
në sy ne u shikonim
por një ditë më unë nuk durova
dhe thashë të bisedonim

Me fytyrën tënde të skuqur
flakë prush mu afrove
fatkeqësinë unë parandjeva
kur pashë lotë të lëshoje

Të besova ty se më kishe pritur
se unë ty të quaja gjithmonë vajzë të mitur
por kur e kuptova ishte tepër vonë
se një djali tjetër fjalën kishe dhënë

Të besova ty se më kishe pritur
se unë ty të quaja gjithmonë vajzë të mitur
por kur e kuptova ishte tepër vonë
se një djali tjetër fjalën kishe dhënë

Të besova ty se më kishe pritur
se unë ty të quaja gjithmonë vajzë të mitur
por kur e kuptova ishte tepër vonë
se një djali tjetër fjalën kishe dhënë

DËRGOI: