TEKSTESHQIP

Ingrid Jushi & Luis Shemini
Ndjehem Ndryshe
Lyrics

Sonte në një pab
unë kam zënë një cep
brenda njerëz plot
askush nuk më sheh.

Sytë po i hedh rrotull
gjumi më është vrarë
kërkoj në hapësirë
pakëz shpresë, kaq pak.

Ëndërroj unë shpesh
sikur jam me ty,
përveç vetes jo
nuk njoh asnjeri.

Mbaj një gotë në duar
rri e loz me të
dhe më pas një këngë
pëshpëris nën zë.

Befas ti hyn brënda
të shoh si në mjegull
të kam pranë dhe larg,
nuk guxoj të flas
si e zënë në faj
por vetëm hesht.

Refreni:
Dhe bota hapet
përpara meje
ndjesi të forta
më çojnë drejt teje.

Ndjehem kaq ndryshe
s’dua mëritë
në çast më fale
gjithë mrekullitë.

Dhe më zgjove ti ngadalë
nga ëndrra e thellë
dhe me vete lutem shpesh
që ky zjarr, që kjo ndjenjë
të jetë e vërtetë.